Flash News

KRYESORE

Ristani i përgjigjet deklaratës së MB: Të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani i është përgjigjur reagimit të bërë nga ministria e Brendshme. Duke ju referuar deklaratës së ministrisë e cila e quan dhunë verbale ndaj policisë reagimiet e PD-së për situatën e rendit, Ristani thotë se të thuash të vërtetën nuk është dhunë verbale.

“Të vërtetat duhen thënë edhe kur duket sikur përplasen në vesh të shurdhër”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Reagimi i plotë i Arben Ristanit

Ministria e Brendeshme quan dhune verbale ndaj Policise se Shtetit, reagimet e PD per situaten e rendit dhe sigurise ne vend dhe situaten e krimit brenda policise se shtetit.

Te thuash te verteten nuk eshte dhune verbale. Eshte verb, qe qofte edhe me ashpersi apo force, kerkon te zgjoje te njerzit e ndershem te policise se shtetit, ndjenjen e detyres, respektimit te ligjit dhe dashurise per kete vend.

Askush nuk do te deshironte qe Ministri i Brendshem i ketij vendi te ishte nen akuze si pjese e grupeve kriminale qe kontrollojne trafikun e droges dhe armeve. Askush nuk do donte drejtuesit me te larte te policise se shtetit nen arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficere policie te identifikohen nga sherbimet sekrete si bashkpuntore ne kanabizimin e vendit.

Te gjithe duam nje Shqiperi ndryshe, pa qeveri, parlament, polici, administrate e pushtet lokal te kriminalizuar.

Te vertetat duhen thene edhe kur duket sikur perplasen ne vesh te shurdher.

Të fundit