Flash News

KRYESORE

Ristani: Pse trafiku i kokainës nuk mund të realizohet pa mbështetje politike

Ristani: Pse trafiku i kokainës nuk mund të realizohet pa

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur rreth aksionit të policisë ku u sekuestruan 613 kg kokainë.

Në studion e emisionit Fax News, Ristani tha se i gjithë ky trafik droge nuk mund të realizohet pa një mbështetje të fuqishme politikë.

“Janë me rrugë të garantuara, dhe mugësira që jepen vetëm nga ata që kontrollojnë shtetin dhe organet ligjzbatuese”, tha Ristani. Më tej, ai u shpreh se “në këtë trafik është përzierë shtetit dhe politika, janë ata që dekonspirojnë punën e partnerëve dhe që i informojnë që të largohen njerëzit e përfshirë”.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha gjithashtu se fakti që në vend janë zbuluar tre laboratorë të përpunimit të kokainës, tregon se Shqipëria jo vetëm është rifutur në listën e vendeve që shpërndahet kokaina por bëhet edhe përpunimi i saj.

“Janë zbuluar tre laborator kokaine që tregojnë se Shqipëria jo vetëm është rifutur tek vendet që shpërndahet kokaina por është edhe tek lista e vendeve që përpunon drogën”, deklaroi Ristani.

Të fundit