Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ristani replikon me Gjekmarkajn: Në 2017 deklarove se lista e Bashës ishte fëlliqur, tani mua më kërkon të heshtë
Ish-deputeti i PD, Arben Ristani këmbëngul se djegia e mandateve ishte një vendim i gabuar i kreut Lulzim Basha. Për të, fakti që opozita nuk do të ketë asnjë përfaqësues në pushtetin lokal është një humbje e madhe, në kufijtë e tragjedisë dhe se lipset një punë e madhe për të rrezuar Edi Ramë dhe Rilindjen e tij.
Me kërë rast, në një postim të gjatë në Facebook, Ristani ka replikuar edhe me analistin Gjekmarkaj, që e ka kritikuar se pse heshti kur u vendos djegia e mandateve.
“Nuk më duket me vend që të mos kemi të drejtë të reflektojmë mbi gabimet tona. Nuk më duket me vend që një analist të mund të ketë të drejtën të ndryshojë qëndrime e deklarata sipas rastit dhe dëshirës, ndërsa politikanit i hiqet mundësia të reflektojë mbi gabimet e bëra dhe konkluzionet e nxjerra”, shkruan Ristani, që i kujton Gjekmarkajt se edhe ai ishte kundër ‘Listës Basha’ në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
“Vetë Gjekmarkaj, pak kohë më parë është shprehur se Lista “Basha” e kandidatëve për deputetë në 2017 ishte e fëlliqur, e neveritshme, e hartuar për të vjelë frytet e një marrëveshje okulte të bazuar në interesa financiare. Akuza këto tëmerrësisht të rënda, ndoshta të justifikuara në një farë mënyre nga lënia e tij jashtë listës së kandidatëve”, vijon Ristani.
Në mbyllje të qëndrimit të tij, Ristani shkruan se “uniteti grusht-bashkuar rreth verbërisë ndaj realitetit të mban të mbëthyer në një rrugë e cila çon vetëm në një drejtim - drejt humnerës”.
Qëndrimi i plotë:
Para disa ditësh jam shprehur publikisht në lidhje me një fakt të qartë si drita e diellit: pavarësisht përpjekjeve, opozita nuk arriti ta ndalonte mbajtjen e zgjedhjeve vendore me Ramën kryeministër.
Zgjedhjet u mbajtën -edhe përkundër përbetimeve të disa personave publike, analistëve pro-opozitarë, njërit prej të cilëve jam i detyruar t’i përgjigjem sot me këtë shkrim. Besoj ju kujtohet solemniteti i atyre që përbetoheshin se nuk do lejonin zgjedhje me 30 qershor – solemnitet që mbante nënshkrimin viral #metoo.
Zgjedhjet u mbajtën. Jo vetëm kaq, por mesa duket këtë vit në horizont nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, pa Ramën kryeminister. Ky ishte përbetimi tjetër i madh që bëhet tym. Ajo që mbetet janë prokurorja e përgjithshme e përkohshme, përjetësisht besnike ndaj kryeminstrit Rama, ajo që mbetet është një katastrofë institucionale, ekonomike dhe njerëzore, me pak ose aspak dritë në fund të tunelit. Në kete situatë jam shprehur se PD mund dhe duhet ta mundë në zgjedhje –dhe jo në llafe– Ramen dhe Rilindjen, si e vetmja rrugë qe kemi, edhe pas keshillave dhe insistimit të partnerëve ndërkombëtare, evropianë dhe amerikanë.
Kam shprehur mendimin se fakti që sot PD dhe populli opozitar mbeten të papërfaqësuar në nivel qendror dhe vendor është shumë i rëndë.
Ky rezultat, pavarësisht bindjes që na u krijua kur morëm vendimet tona për të dorëzuar si grup mandatet e për të mos hyrë ne zgjedhje me Ramen, ka nevojë për reflektim nga lidershipi i PD, mbi bazën e gjykimit të shëndoshë mbi atë që ndodhi, si dhe pasojave që ai solli.
Rruga që duhet ndjekur, sipas mendimit tim, kalon nga puna për të rritur besimin dhe angazhimin e mbështetësve të opozitës. Na duhet një program i mirë, i qartë dhe i kuptueshem nga njerëzit. Por kryesor është besimi –na duhet të ringjallim besimin se jemi si parti dhe si individë, në lartësinë e premtimeve tona. Shumë punë mbetet për të bërë për të rivendosur besimin dhe për të rilidhur marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë.
Gjithashtu kam përmendur nevojën për të bashkuar partinë me të gjithë ata që kane kontribuar për PD ndër vite, me ata që kanë ekspertizën dhe eksperiencën për organizimin e partisë dhe suksesin e saj në betejat elektorale, pavarësisht qejfmbetjeve, komplekseve, apo kontradiktave parimore.
Në menyrë të permbledhur këto kam thënë.
E gjitha kjo, për " këshilltarin mediatik / zërin më të afërt mediatik" (sipas medias ku e lexova lajmin), Gjekmarkaj, është konsideruar si një "gjuajtje e Ristanit ndaj Lulzim Bashës". Sipas analizës së analistit Gjekmarkaj, meqë atëherë unë nuk dola kundër vendimit për të dorëzuar mandatet e për të bojkotuar zgjedhjet e Ramës, që sot e tutje duhet të mbyll gojën e të hesht përgjithmonë.
Kjo nuk më duket një këshillë me vend – as për mua, as për këdo, që si unë, do që PD të vijë në pushtet, për të mirën e shqiptarëve.
Nuk më duket me vend që të mos kemi të drejtë të reflektojmë mbi gabimet tona. Nuk më duket me vend që një analist të mund të ketë të drejtën të ndryshojë qëndrime e deklarata sipas rastit dhe dëshirës, ndërsa politikanit i hiqet mundësia të reflektojë mbi gabimet e bëra dhe konkluzionet e nxjerra.
Vetë Gjekmarkaj, pak kohë më parë është shprehur se Lista “Basha” e kandidatëve për deputetë në 2017 ishte e fëlliqur, e neveritshme, e hartuar për të vjelë frytet e një marrëveshje okulte të bazuar në interesa financiare. Akuza këto tëmerrësisht të rënda, ndoshta të justifikuara në një farë mënyre nga lënia e tij jashtë listës së kandidatëve.
Megjithate, une besoj se në këtë moment kaq të rëndë, në një krizë të plotë eknomike, politike dhe juridike, kushdo që orientohet nga e mira nuk duhet të heshtë, pavarësisht mënyrës sesi analizon Gjekmarkaj; përkundrazi – çdokush duhet të flasë sa të mundet më fort, të bëjë gjithçka që ka në dorë, në mënyrë që të dalim të gjithë së bashku nga mizerja rilindëse.
Në kohën kur analistë e gazetarë, mendje “të bukura” e media “të pavarura” shkruajnë e komunikojnë si militantë partish, duke e kaluar Shqipërinë në plan të dytë në funksion të interesave të veta, lind nevoja që shqiptarët të aderojnë në formacione që mendojnë më shumë për Shqipërinë sesa partinë.
Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozitë me strategji të qartë, të mirëorganizuar, të fuqizuar me njerëz të aftë e të besueshëm.
Ideja se ne duhet të flisnim kur ishte koha për të folur, ndaj tani duhet të heshtim përgjithmonë, më shtyn të mendoj se, sipas kësaj aksiome Gjekmarkiane, njeriu politik është i destinuar të jetojë paradoksin e mërzitshëm në të cilin, nëse flet jashtë llafollogjisë së miratuar nga lidershipi, je i dënuar të quhesh automatikisht ose i shitur, ose i hatërmbetur. Nga ana tjetër, nëse njeriu politik i mbështet dhe miraton tezat e lidershipit, me shpresë dhe besim në vërtetësinë e tyre, ai duhet të heshtë përgjithmonë, pasi duhet të kishte folur kundra tyre më parë.
Ku do na shpjerë ky qëndrim? Uniteti grusht-bashkuar rreth verbërisë ndaj realitetit të mban të mbëthyer në një rrugë e cila çon vetëm në një drejtim - drejt humnerës.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11