Flash News

KRYESORE

Ristani tregon dosjet e reja që ka PD për të tjerë ministra: Lidhen me çështje droge dhe vjedhje të pasurisë publike

Ristani tregon dosjet e reja që ka PD për të tjerë ministra:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka dhënë detaje sa i takon materialeve të tjera që disponon opozita dhe që implikojnë të tjerë ministra të qeverisë.

I ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, Ristani tha se janë duke u verifikuar të dhënat teksa tregoi se materialet kanë të bëjë me çështje droge dhe me vjedhje të pasurisë publike.

“Informacionet vijnë për ditë, vijnë qoftë nga investimet gazetareske, qoftë nga institucionet. Janë duke u verifikuar disa të dhëna të tjera të cilat implikojnë edhe ministrat të tjerë.

Lidhen dhe me çështje droge dhe me vjedhje të pasurisë së publike”, deklaroi Ristani.

Të fundit