Flash News

KRYESORE

Rita Ora 'elektrizon' Tiranën, dedikim shqiptarëve për shpirtin e mbijetesës

Rita Ora 'elektrizon' Tiranën, dedikim shqiptarëve për

Me flokë të kuqe dhe një veshje të verdhë, pjesërisht transparente, Rita Ora, këngëtarja me famë botërore performoi mbrëmë në Tiranë.

Më hitet e saj, Rita elektrizoi sheshin “Skënderbej” ku mbajti koncertin e saj të dytë në Shqipëri.

Bukuroshja ka surprizuar shqiptarët me koncertin e saj, fillimisht duke thënë se sot shfaqet me flokë të kuqe jo pa qëllim, por duke shprehur ndjenjën e patriotizmit e duke thënë se simbolizon ngjyrën e kuqe të flamurit shqiptar.

Po ashtu, ajo ka prezantuar këngën e saj më të re, si një dedikim për shqiptarët dhe shpirtin e mbijetesës.

“Dua të këndoj një këngë speciale për ju, këngën më të re të albumit tim. Jam krenare kush ju jeni, është një këngë për shpirtin e mbijetesës”, është shprehur Rita.

Në Tiranë ajo është kthyer pas 6 vitesh, ndërsa disa muaj më parë ishte në Kosovë ku performoi për 10-vjetorin e pavarësisë.

 

Të fundit