Flash News

KRYESORE

Rita Ora koncert në Prishtinë, zbardhen detaje  

Rita Ora koncert në Prishtinë, zbardhen detaje  

Festimeve që do të organizohen ditën e nesërme në Kosovë me rastin e shpalljes së Pavarësisë do t’ju bashkohet edhe këngëtarja Rita Ora.

Presdienca e Kosovës njofton se Rita Ora nesër do të arrijë në Kosovë në orën 13:00, kurse në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare në hotelin “Swiss Diamond”, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

 

Të fundit