Flash News

KRYESORE

Rita Ora mban premtimin, një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit futet në shtëpinë e re

Rita Ora mban premtimin, një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26
Tërmeti i fuqishëm i 26-nëntorit në Shqipëri shkaktoi një bilanc të madh viktimash dhe la shumë të pastrehë. Menjëherë pas situatës së rëndë shumë shqiptarë kudo nëpër botë e në trevat shqiptare u solidarizuan për t`i ardhur në ndihmë të prekurve të tërmetit. Një ndër to është dhe këngëtarja Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare e cila përveçse ka ofruar të ndërtoje shtëpinë e një prej të prekurve, ka përdorur platformën e saj për të sensibilizuar të gjithë që të kontribuojnë. Ajo vendosi të ndërtonte shtëpinë e familjes Sala dhe tani çdo gjë  ka përfunduar dhe familja Sala kanë hyrë në shtëpinë e re. Lajmin e ka dhënë Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka falënderuar Ritën për premtimin e mbajtur. Në mungesë të Ritës, në vizitën në familjen Sala ka qenë vajza e tezës saj. Në postimin në Instagram, Veliaj shkruan: Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!🙌 Në shtëpinë e re të familjes Sala🏡, e rindërtuar nga goca jonë @RitaOra, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.🏚 Faleminderit nga ❤ Rita!

Të fundit