Flash News

KRYESORE

Rita Ora pranon që është biseksuale dhe kërkon ndjesë publikisht për këngën

Kënga “Girls” ka bërë shumë zhurmë dhe ndoshta kjo është ajo që vetë Rita ka dashur të arrijë por ndërkohë tani po përflitet dhe për seksualitetin e saj.

Sipas këngëtares, kënga është një rrëfim i eksperiencave të saj me femra dhe meshkuj. Ndërkohë që disa e vlerësuan këngën si një himn biseksual, të tjerët theksuan problematikat dhe stereotipet e çuditshme që përmend teksti.

Ndërsa kërkoi falje për mesazhin e këngës, këngëtarja doli edhe si biseksuale.

“Përshëndetje të gjithëve, Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal. Më vjen keq nëse mënyra ime  e të shprehurit në këngë ka lënduar dikë. S’do të lëndoja kurrë qëllimisht dikë që i përket komunitetit LGBTI apo ndonjë tjetër. Shpresoj që arti im do t’i frymëzojë fansat të ndihen krenarë për veten ashtu si edhe unë. Faleminderit fansave të mi që po më mësojnë ta dua veten sido që jam. Jam përpjekur të kontribuoj në komunitetin LGBTI përgjatë gjithë karrierës time dhe gjithmonë do ta bëj” – ka shkruar  Rita në Twitter.

Të fundit