Flash News

KRYESORE

Rita Ora të vë vizën nëse je më lart se ajo, çfarë i bëri sërish Dua Lipës

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin bashkë, madje janë bërë shpesh pjesë e mediave rozë për shkak të disa postimeve që kanë bërë në rrjete sociale. Kur Rita Ora performoi në Prishtinë për përvjetorin e pavarësisë, Dua e talli atë për veshjen e saj, duke e krahasuar me Borat.

Si për t`u ‘hakmarrë’, Rita publikoi në Instastory foton e 13 artisteve femra më të suksesshme në imunes dhe Spotify. Dhe në këtë foto, këngëtarja Ora i kishte vënë vizë të kuqe emrit të Duas e cila renditej e dyta, për të rrethuar emrin e saj, e cila renditej në vendin e tretë.

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme, Rita në postimin e saj të radhës në Instastory është para në klasifikimet e iTunes . Ky është një sukses shumë i madh për Rita Orën por në këtë klasifikim është dhe Dua Lipa, e cila renditet e pesta. Kësaj radhe, Rita nuk e ka fshehur Dua Lipën.

Por mesa duket, Rita Orën nuk e shqetëson suksesi i Dua Lipës, për sa kohë Dua është më poshtë se ajo në klasifikime. Në rastin kur Dua ngjitet më lart se Rita, Ora të vë vizën.

Të fundit