Flash News

KRYESORE

Rita Ora tregon se si u ndje kur mori vesh se mamaja e saj vuante nga kanceri i gjirit

Rita Ora tregon se si u ndje kur mori vesh se mamaja e saj vuante nga kanceri i
Betejën me kancerin e gjirit, Vera Ora, mamaja e Ritës e ka kthyer një fushatë të madhe sensibilizuese për të gjitha vajzat e gratë në gjithë botën që vuajnë nga kjo sëmundje, apo e kanë kaluar atë. Vera, para disa ditësh ka publikuar dhe foto nga ceremonia që i dedikohet fondacionit që mbështet gratë me kancer gjiri dhe bënë edhe prezantimin e rroba banjove për këtë kategori pacientesh dhe të mbijetuarash. Gjithashtu, përmes një videoje, Rita Ora ka treguar se si e ka përballuar ajo lajmin kur mori vesh se mamaja e saj po përballej me kancerin e gjirit, tashmë sëmundjen e shekullit. “Kur mami më tregoi se ishte sëmurë me kancer gjiri, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. Kam qenë rreth 13-14 vjeçe kur ajo u diagnostikua. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja se sa  e vështirë ka qenë për të, të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime dhe që është duke e treguar këtë eksperiencë me të gjithë ju. Nuk mund t gjeni ambasadore më përfekte.”
 
View this post on Instagram
 

A cherished memory of breastfeeding my youngest child here. Life is unpredictable as being diagnosed with breast cancer few years later, and finding a lump in that same breast led to having surgery and treatment. Bittersweet feelings, but feel proud to be through a tough journey and have no regrets as my breast for ME served the real purpose. I am looking to the future with a positive attitude and always wanting to raise awareness to other women who have had a similar path. Being breast aware is crucial and I am also proud to be an ambassador of Future Dreams - a charity close to my heart that raises awareness for breast cancer support, awareness and research ! 🌸 I working on an exciting project - watch this space - launch on 19th Feb 🌸 @futuredreamscharity @melissaodabash @amoena_company #sharingmystory #positivity #journey #ambassador #breastcancerawareness #pink #VisualsWithVera @oranick 📸😘 . Kjo foto eshte me rendesi per mua, gjiri per mua ka kryar detyren kryesore si nene. Pak pas ksaj foto jam diagnostifikuar me cancerin e gjirit po ne te njejtin gji. Jam e lumtur qe jam ketu te ndaj kete pjese te jetes sime dhe ngris vetdijen qe grat te perkujdesjen dhe bejne kontrolla te rregulta. Ju dua 🙏

A post shared by Vera Ora (@veraora) on

Të fundit