Flash News

KRYESORE

Rita Ora vizitë surprizë në Kosovë, takon qindra fëmijë dhe të rinj

Rita Ora vizitë surprizë në Kosovë, takon qindra

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, që është edhe mbështetëse e profilit të lartë të UNICEF ​​në Mbretërinë e Bashkuar, ka surprizuar më shumë se 400 fëmijë dhe të rinj në vendin e saj të lindjes në Kosovë.

Këngëtarja bëri një vizitë të papritur në “Activate Talk”në Prishtinë, në ngjarjen vjetore të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, e cila promovon iniciativa të reja të zhvilluara nga të rinjtë e përfshirë në UPSHIFT. Programi ofron mundësi trajnimi, financimi dhe mentorimi për të rinjtë për të themeluar bizneset e tyre dhe për të ndihmuar komunitetin.

Rita Ora udhëtoi në Kosovë këtë javë në mbështetje të fushatës për ndihmë financiare për fushatat bamirëse të  UNICEF -it, si dhe ​​për të parë se si programet e UNICEF-it, ​​po përmirësojnë shëndetin e fëmijës, zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimit në komunitetet e margjinalizuara.

"Unë jam shumë e lumtur që jam kthyer në Kosovë dhe jam e privilegjuar të takoj fëmijët dhe familjet e mbështetura nga UNICEF. Ky është udhëtimi im i parë me UNICEF-in dhe me programet që ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve, gjatë vizitave në shtëpi, dhe sa është e rëndësishme për të gjithë ne që të vazhdojmë të mbështesim UNICEF-in”, tha Rita Ora.

Të fundit