Flash News

KRYESORE

Rita Petro: Alketa nuk ka të drejtë të kritikojë, i ndau njerëzit në dy pjesë

Rita Petro: Alketa nuk ka të drejtë të kritikojë, i ndau

Shkrimtarja Rita Petro kritikon reagimin e prezantues së festivalit të 58-të të këngës në RTSH, të këtij viti, Alketa Vejsiun. Festivali u fitua nga këngëtarja Arilena Ara, ndërsa Vejsiu shprehu hapur mbështetjen e saj për Elvana Gjatën, që doli e dyta. Petro pjesë e jurisë, e quan këtë një sjellje të pafalshme. .

“Një nga organizatoret doli hapur dhe bëri edhe dallimin mes jurisë vendase dhe jurisë së huaj dhe mendoj se kjo ngjalli një pakënaqësi shumë të madhe edhe pse u dhanë votat. Votat shumë mirë se ne nuk i kishim të fshehta, por kjo na ndau në dy pjesë siç jemi zakon në politikë PD-PS. Kështu u nda edhe kjo, njëri majtas dhe tjetri djathtas.

Pse ia nuk ia dhatë Elvanës dhe ia dhatë Arilenës. Nuk ka të drejtë një dhe të krijojë tek njerëzit dhe tu thotë njerëzve që këta e kanë fajin ju merruni me këto. Ajo nuk shkonte fare. Megjithatë punë e saj.”, tha ajo në “Provokacja” ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe moderatori Mustafa Nano.

Të fundit