Flash News

KRYESORE

Ritvani i dërgoi kushëririt videon e tetë viktimave, në aktakuzë tregohet kush e urdhëroi ta fshinte

Ritvani i dërgoi kushëririt videon e tetë viktimave, në

Ritvan Zykaj i dërgoi kushëririt të tij videon e viktimave në Messenger pas aktit të tmerrshëm. Në aktakuzen e Prokurorisë, publikuar nga "Panorama", përshkruhen me teper detaje se çfare ndodhur kur Olardio Hoxhaj pa videon.

“Olardio Hoxhaj në telefonin e tij celular, në aplikacionin messenger merr një video të dërguar nga Ritvan Zykaj, në të cilën shfaqeshin dy persona të shtrirë në tokë në oborrin e banesës së shtetasit Demir Zykaj. Këtë video Olardio ia tregoi dajës së tij, Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit, dhe babait të tij, Spartak Hoxhaj. Ky i fundit i ka thënë djalit të tij ta fshinte pasi pamjet ishin të rënda. Spartaku me familjen e tij niset për në fshatin Panaja dhe gjatë rrugës nusja e Spartakut ka komunikuar në telefon me Sadikun i cili në gjendje të rënduar psikologjike i ka pohuar asaj se djali i tij Ritvani kishte vrarë me armë zjarri shtetasit Azem dhe Afërdita Zykaj. Komunikim telefonik ka pasur edhe midis Sadik Zykaj dhe Bujar Zykaj ku sërish Sadiku i ka pohuar të njëjtat fakte edhe atij. Në të njëjtën kohë, Sadik Zykaj ka komunikuar në telefon me policinë të cilën e ka njoftuar për ngjarjen e ndodhur”.

Ky moment përshkruhet edhe në nje status në FB të gazetares së kronikës së zeze, Anlia Hoxha, e cila bazohet te dëshmite e familjarëve të viktimave.

“Pas drekes Olardio hapi telefonin. Po behej gati te kthehej per ne Panaja kur u zverdh i gjithe nga mesazhi qe pa ne facebook . Nuk kishte pare kurre dicka te tille ndaj duke bertitur thirri te atin Spartakun. O ba, shiko cme dergoi Ritvani. Ishte nje filmim ku ne oborrin e nje shtepie pak me tej , dukeshin dy njerez te shtrire per toke. Shtepia ngjante si e Demirit. Fshije e urdheroi i ati, cjane keto gjera kaq te renda. Ku e gjete Por me pas tingelloi telefoni, u duk sikur edhe ai theri ajrin lagjes fshat ne Resulaj”.

Të fundit