Flash News

KRYESORE

I riu kërcënon 48 vjeçaren me fotot nudo: 2000 euro që mos t'i publikoj

I riu kërcënon 48 vjeçaren me fotot nudo: 2000 euro që mos

Një i ri nga Kurbini ka rënë në pranga të policisë së Lezhës pasi akuzohet se kërcënonte një 48 vjçare se do t’i bënte publike fotot nudo nëse nuk i jepte 2000 euro.

G.Shkurti, 29-vjeç, e ka kërcënuar me fotot intime dhe me qëllim që të mos i publikonte në rrjetet sociale i ka marrë fillimisht 1150 euro.

Shkurti nuk u mjaftua me kaq pasi i kërkoi përsëri 2000 euro 48 vjeçares D.P, duke e kërcënuar në të njëjtën mënyrë, por pas këtij momenti ajo e ka denoncuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Drejrorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndaluar shtetasin :

  1. Shkurti, 29 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin. Ky shtetats i ka marrë shtetases D.P., 48 vjeçe, nëpërmjet kërcënimit një shumë vlerash monetare prej 1150 Euro, me qëllim të mos i publikonte në rrjetet sociale foto intime të saj.

Ky shtetas ka vijuar ta kërcënoje për ti marrë edhe shumën prej 2000 Euro. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për vepren penale “Shtrëngimi me anë të dhunës ose kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit penal.

Të fundit