Flash News

KRYESORE

I riu shqiptar dëshmitar në sulmin e Londrës, publikohen mesazhet: Na kanë mbyllur brenda, lajmëro në shtëpi

Shtatë të vdekur dhe 48 të plagosur është bilanci i sulmeve tragjike në Britaninë e Madhe, ndërkohë që sulmet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar panik dhe kanë paralizuar gjithë vendin.

Politiko.al mëson se dëshmitar i sulmeve të një nate më parë ka qenë edhe një shqiptar i cili rrëfen nën panik çastet e tmerrit.

Siç mëson politiko.al i riu shqiptar së bashku me shumë kalimtarë të tjerë janë futur në lokalet aty pranë  menjëherë pas ngjarjes dhe nuk janë lejuar të dalin deri sa është vënë nën kontroll situata.

Ai ka kontaktuar përmes mesazheve me një prej të afërmve të tij në Tiranë teksa kërkon të lajmërojnë familjen e tij se është mirë.

Mediat e hyaja bënë me dije se fillimisht tre terroristë nganë për rreth 50 metra një kamion i cili ka marrë përpara këmbërorë dhe ky sulm është pasuar më pas me një sulm me thika në supermarket dhe dhe të shtëna me armë.

Sipas ndihmës Komisionerit të Policisë Met, Mark Rowley, të tre autorët e sulmit u qëlluan dhe u vranë brenda tetë minutave nga thirrja e parë ndaj shërbimeve emergjente.

 

Të fundit