Flash News

KRYESORE

Rivaldo mbron Messin për Neymarin: Nuk i besoj fjalëve, nuk është ai drejtor

Rivaldo mbron Messin për Neymarin: Nuk i besoj fjalëve, nuk

Rivaldo ka peshë shumë të madhe në futboll. Ai mbetet një nga legjendat e mëdha të Barcelonës. Braziliani ka treguar se nuk e beson se Messi kërkon me ngulm Neymarin nga PSG.

“Unë nuk e besoj atë histori. Janë thjesht thashetheme. Sigurisht që ata flasin shpesh, sepse luanin së bashku dhe janë miq të mirë, por nuk mund ta imagjinoj që Messi të bënte kërkesa ultimative për Neymar.

"Ai është kapiteni, por nuk mund të marrë përsipër rolin e presidentit, ose drejtorit sportiv të Barcelonës. Neymar në 'Bernabéu'? Ai nuk kishte luajtur një kohë të gjatë, por nuk mendoj se po humbet cilësinë, ose peshën te PSG. Jam i sigurt se do të kthehet së shpejti në versionin e tij më të mire te klubi aktual”.

Të fundit