Flash News

KRYESORE

Rivali i Veliajt ironi me Blushin dhe Bojaxhiun: Politikanë shtojca

Rivali i Veliajt ironi me Blushin dhe Bojaxhiun: Politikanë shtojca

Kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi u ka bërë apel qytetarëve ta votojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në ‘Abc News’, ai thekson se ka ardhur momenti për ndryshim.

“Unë jam një djalë që i ngjaj shumë të tjerëve në këtë qytet. Ka ardhur momenti që Tirana të drejtohet nga një njeri normal. Sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës është i kapur. Gjithë fushatën që po bën thjesht po reciton të njëjtat vjersha si 4 vjet më parë. Erion Veliaj do të përballet me një votë ndëshkuese kësaj radhe. Ka ardhur koha që njerëzit ta shohin realisht. Keni për tu çuditur për proporcionin që ka për të marrë Bindja Demokratike. Jemi grupim njerëzish që po zmadhohet çdo ditë. Ne do jemi këtu dhe më të fortë se dje, por askush nga ne nuk ka për ta shitur dinjitetin e vet”, thekson Skënderi.

Pyetur nga gazetarja Mirela Milori, nëse ka friëk se mund të ketë fatin e Ben Blushit apo Gjergj Bojaxhiut, ai ironizon:”  Emrat që ju përmendët kanë qenë njerëz që kanë qenë shtojca. Ndërsa ne kemi dalë në opozitë me familjen tonë. Largimi ynë ka qenë për tu distancuar. Ne sot jemi të organizuar me koordinatorë dhe nuk i japim llogari askujt. Unë nuk e shes dinjitetin tim për asgjë”.

https://www.youtube.com/watch?v=Da3omMmyARY

Të fundit