Flash News

KRYESORE

Rivali i Noizyt zihet ngushtë: Zgjedh të këndoj këngën e tij

Stresi dhe Noizy i kanë marrëdhëniet e acaruara me njëri-tjetrin. Mirëpo i zënë ngushtë në emisionin “Shiko Kush Luan” ka zgjedhur të këndojë këngën e Noizyt.

Në njërën nga lojërat, Stresi u vendos përballë një pyetjeje të vështirë: Do të zgjidhje të këndoje një këngë të Noizyt apo të mos dëgjohej më asnjë këngë e jotja?

Kjo ishte pyetja që Stresi iu përgjigj duke thënë se po i surprizon të gjithë. “Po ju surprizoj! Po them që “Po”, ishte përgjigjja e tij.

Një tjetër pyetje e vështirë ishte edhe ajo nëse do të kishte mundësi të shpëtonte vetëm një njeri, kë do të zgjidhte, mamanë apo të dashurën. Stresi u përgjigj duke zgjedhur “mamanë”.

Të fundit