Flash News

KRYESORE

Rivaliteti Tahiri-Veliaj, njerëzit e ish-ministrit që janë pengesë për kryebashkiakun në rrugën drejt kreut të PS-së

Rivaliteti Tahiri-Veliaj, njerëzit e ish-ministrit që janë

Rivaliteti mes Saimir Tahirit dhe Erion Veliajt se kush do të jetë pasuesi i Ramës në Partinë Socialiste është i njohur. Asgjësimi politik i Tahirit, shihet edhe si një ‘hapje rruge’ për rivalin e tij. Por pavarësisht kësaj, Veliaj ka një ‘betejë’ për të fituar, me ata që cilësohen si njerëzit e Tahirit në PS. Në këtë pikë, ish-ministri i Brendshëm është më i favorizuar për shkak të eksperiencës më të gjatë si socialist në krahasim me Veliajn.

Posti si kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës, ka bërë që Saimir Tahiri të ketë rreth vetes një numër të madh njerëzish që sot kanë funksione në Partinë Socialiste. Krahas kësaj, Veliaj ka një zonë të tërë kundër, njësinë numër 6, zona ku Tahiri është zgjedhur deputet dhe që e gjithë dega e PS-së në këtë zonë është nën hyqmin e tij. Në këtë zonë, Veliaj, edhe gjatë fushatës por edhe si kryebashkiak, nuk ka shkelur ‘kurrë’ pa praninë e Tahirit. Madje edhe gjatë aksionit për mbjelljen e pemëve, kur kishte nisur sulmi ndaj Tahirit, Veliaj nuk shkoi vet në Kombinat por u delegua Blerina Gjylameti e cila zëvendësoi Tahirin në postin e kryetarit të degës për Tiranën.

Ndikimi i Saimir Tahirit pritet të shihet që në zgjedhjet e afërta lokale. Në konferencën e së enjtes, ish-ministri i Brendshëm, edhe pse nuk përmendi emra, la të kuptohej se një pjesë të akuzave të tij shkonin edhe për rivalin e tij brenda PS-së, kryebashkiakun Veliaj. Kjo është një tjetër shenjë për tensionin në marrëdhëniet mes tyre.

Krahas bazës, edhe në strukturat më të larta të Partisë Socialiste, rivaliteti, sa i takon atyre që quhen njerëzit e Tahirit dhe njerëzit e Veliaj, është i madh, pasi deri më tani, Rama është treguar i kujdesshëm duke ruajtur një raport të barabartë mes personave të mbështetur nga Tahiri dhe Veliaj që janë bërë pjesë e strukturave të PS-së, Kryesinë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste.

Të fundit