Flash News

KRYESORE

Rizgjedhja e Putin, Trump e uron për fitoren; Tre pikat e “nxehta” që diskutuan në telefon   

Rizgjedhja e Putin, Trump e uron për fitoren; Tre pikat e

Dy ditë pas rikonfirmimit të tij sërish në krye të Kremlinit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka marrë një tjetër urim të rëndësishëm, këtë herë nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ndonëse fitorja e Putin për herë të katërt nuk i ka gëzuar shumicën e shteteve, Trump e ka telefonuar dhe e ka uruar për fitoren e një mandati tjetër 6-vjeçar.

Por cilat ishin pikat e “nxehta” që diskutuan këtë këtë telefonatë, veç urimit?

Mësohet Trump i ka kërkuar Putin të takohen në "një të ardhme jo të largët" për të diskutuar garën me armë, Ukrainën, Korenë e Veriut dhe Sirinë. Kremlini tha përmes një deklarate se, gjatë bisedës, "vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së një takimi të mundshëm në nivel të lartë".

"Dy liderët kanë biseduar në favor të zhvillimit të bashkëpunimit praktik në fusha të ndryshme, përfshirë sigurimin e stabilitetit strategjik dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar. Në veçanti, ata theksuan rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të frenuar garën e armëve", thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Putin, i cili ka qenë herë president, herë kryeministër i Rusisë qysh në vitin 1999, ka fituar mbi 76 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës. Edhe një ditë më parë, Putin ka marrë një urim për fitoren edhe nga kancelarja Gjermane, Angela Merkel.

Të fundit