Flash News

KRYESORE

Rizgjohet banda e rrezikshme e Shijakut, Basha nxjerr publikisht emrin. Lidhja me atentatin e pak muajve më parë në Tiranë

Rizgjohet banda e rrezikshme e Shijakut, Basha nxjerr publikisht emrin. Lidhja

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka bërë publik në emisionin ‘Opinion’ rizgjimin e bandës së rrezikshme të Shijakut, që në vitin 1995 drejtohej nga Dritan Avdyli. Basha tha se së fundmi në Shijak është arrestuar një tjetër i fortë, i quajtur Durim Keçi, të cilin Rama e përdori gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas Bashës, Keçi u arrestua pasi në Shijak ka dalë një tjetër familje më e fuqishme në botën e krimit, e njohur si familja Avdyli.

Por në të vërtetë, banda Avdyli ka qenë tepër e rrezikshme dhe lidhet me një seri vrasjesh dhe atentash, i fundit më 28 qershor 2017-të, kur në Tiranë mbeti i plagosur biznesmeni Tefik Hyka.

Në vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyi. Njeriu i Hykës një person nga ‘4 Rrugët e Shijakut’ futi në kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.

Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjesh. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eleminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit. Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eleminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit.

Denoncimi me foto, ministri Klosi në krah të kërkuarit nga ‘Interpoli’, Basha: Ja pse Rama e arrestoi dje

Monika Kryemadhi publikon foton: Janë Rama dhe kriminelët

 

Të fundit