Flash News

KRYESORE

Robbie Williams feston përvjetorin e martesës, gruaja i blen një plantacion marijuane

Këngëtari me famë botërore, Robbie Williams i cili prej 8 vitesh është i martuar me aktoren Ayda Field, ditën e djeshme ka festuar përvjetorin e martesës dhe  gruaja e tij i ka dhuruar një plantacion marijuane.

Sipas “The Sun”, këngëtari do të ketë stokun në bodrumin e një vile në Los Anxheles ku përdorimi rekreativ i këtij ilaçi është i ligjshëm.

Robbie e ka bërë të ditur edhe vetë që i pëlqen të tymosë, madje dyshohet se një të tillë e ka ndezur edhe në aeroplanin e Pallatit Mbretëror.

Kujtojmë se këngëtari 44-vjeçar ka pasur probleme serioze me varësinë nga droga dhe alkooli, por arriti të shpëtojë prej tyre, pas martesës me aktoren.

Ata janë martuar në vitin 2010 pas një romance njëvjeçare dhe kanë dy fëmijë.

Të fundit