Flash News

KRYESORE

Robert Berisha i kërkon publikisht falje Norës dhe vajzës së tyre

Robert Berisha i kërkon publikisht falje Norës dhe vajzës së

Robert Berisha është një nga personazhet më të komentuara kohët e fundit. Deklaratat e tij kanë ngjallur shumë komente dhe zhurmë në media, mirëpo gjithmonë ajo që ka më shumë interes për publikun dhe fansat e tij është marrëdhënia që ka këngëtari me ish-bashkëshorten, Nora Istrefin dhe vajzën e tyre Renenë.

Së fundmi ai po merret me projektin e tij që titullohet “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), për të cilin ka folur sot tek “Shqipëria live”. Teksa e pyesin se kujt do t`i kërkonte Roberti falje, këngëtari thotë “prindërit, Norën dhe vajzën e tyre”.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj,”-është shprehur Roberti.

Të fundit