Flash News

KRYESORE

Robert Ndrenika flet për përplasjen me Ramën: Atë që më ka bërë ai nuk ma ka bërë askush, më turpëroi

Robert Ndrenika flet për përplasjen me Ramën: Atë që

Aktori Robert Ndrenika ka komentuar ‘përplasjen’ e ndodhur pak kohë më parë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit, gjatë aktivitetit ku u prezantua i ashtu quajturi projekti i Teatrit Kombëtar, nuk i dha fjalën aktori.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’, Ndrenika u shpreh se ndihej i turpëruar nga kjo.

“Atë që ma ka bërë ai nuk ma ka bërë askush deri më tani. Më turpëroi para gjithë kolegëve të mi dhe njerëzve. Ishte shumë e rëndë për mua”, deklaroi Ndrenika.

I pyetur nëse ka pasur përpjekje për të negociuar me kryeministrin sa i takon shembjes së teatrit, Ndrenika tha se “është njësoj si ti biesh murit me kokë”.

Të fundit