Flash News

KRYESORE

Robert Ndrenika i përgjigjet deputetit: More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”…

Robert Ndrenika i përgjigjet deputetit: More ti, Luan Rama (i LSI-së)

Ditën e djeshme deputeti i LSI-së Luan Rama nëpërmjet një statusi në Facebook i drejtohej aktorit Robert Ndrenika për firmosjen e peticionit për shembjen e Teatrit.

““E sot, më duhet ta pyes mikun tim “Artist të Popullit”, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes “Kjo është tokë e shenjtë !” për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?”,- i drejtohej Luan Rama.

Aktori Ndrenika i është përgjigjur Ramës në Facebook shumë shkurt:  “More ti, Luan Rama (i LSI-së) mendoja që je “INFORMATOR”, por nuk ma priste fiqiri se më dole “dez INFORMATOR”.

Kujtojmë që ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar duke renditur dhe 9 arsyet për një vendim të tillë.

Të fundit