Flash News

KRYESORE

Roberti për Norën: Vazhdojmë të jemi të martuar; jap veshkën për të dhe mund të ketë ribashkim

Roberti për Norën: Vazhdojmë të jemi të martuar; jap

Okay. Tha shumë gjëra në vetëm pak minuta. Tha se:

  1. Nuk do mund të martohet dy here se është i martuar njëherë.
  2. Një veshkë për Norën, një veshkë për Renée
  3. Vetëm vdekja e ndan me Norën
  4. Nuk i dihet, mund edhe të rikthehen

Robert Berisha na ka bërë edhe më lëmsh me gjithë këto që ka thënë në intervistën e tij të fundit për "Mirage" teksa ka zbuluar se ende nuk është ndarë me Norën me dokumente dhe se mund të ketë shpresë për rikthimin e tyre.

Roberti ka pranuar edhe njëherë se me Norën vetëm vdekja i ndan pasi kanë dhe një vajzë bashkë:

“Kam thënë në një intervistë, madje, “vetëm vdekja më ndan” dhe është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë kam me qenë babi i Renée-s dhe gjithmonë kemi me qenë bashkë, se kemi Renée dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket."

Teksa bën një deklaratë të fortë (që nëse do ishin sërish bashkë do quhej dashurie) teksa thotë:

“Nëse nuk do mundesha në jetë të bëja asgjë, një veshkë për Norën, një veshkë për Renée… Ndërsa për vete jam plot zemër…”

Po për një martesë të dytë, çfarë thotë Roberti?

“Po s’bën me u martu dy herë. Unë jam i martuar njëherë, kështu që…”

E ndërsa pyetjes për një rikthim të dytë, Roberti iu përgjigj:

"Nuk i dihet."

Të fundit