Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Roja “peng” i firmës private, nuk paguhet por nuk e lë dot kantierin nga frika e grabitjes
Emisioni “STOP” ka shkuar në Levan të Fierit, pasi Preng Deda kërkon të ngrejë zërin për historinë e tij të pazakontë.
Ai ka punuar si roje për pajisjet në kantierin e punimeve për bypassin e Fierit. Por policia private ka shkëputur marrëdhëniet me firmën kontraktore dhe Prenga as paguhet e as e lë dot kantierin nga frika e grabitjes dhe përgjegjësisë.
Inspektori i Punës në Fier, Mariglen Andrea thotë se firma ”Geoservice Internacional” nuk ka seli në Fier, ndaj ia ka kaluar çështjen Inspektoriatit qendror.
Ky i fundit është përgjigjur se çështja nuk ka zgjidhje nga Inspektoriati i Punës, pasi adresat e firmës rezultojnë aktive në QKB.

“Unë punoj në këtë autostradë që në Qershor të vitit 2014 e deri më sot. Deri në Korrik të vitit 2016 jam i punësuar me kontratë pune dhe me të gjitha dokumentet. Më 3 Gusht 2016, më ka ardhur Ndriçim Kollçaku, në prani të përgjegjësit të rojeve dhe më ka thënë që tani është mbyllur kontrata e punës dhe tani e tutje jam unë pronar i juaj, firma ‘Geoservice’. Unë jam pronar i mirë tha, do ju paguaj rregullisht, paradhënie që nga sot e tuje. Më ka paguar paradhënie në fillim të muajit dhe deri në Dhjetor të vitit 2016. Më pas më ka mashtruar 3 muaj dhe nuk më ka paguar më. Në Mars ka dashur të më korruptojë, më tha merr ndonjë material me vlerë se s’kam lekë të të paguaj. Nuk ia pranova, nuk i kam shitur dot sepse unë jam korrekt me shtetin dhe me ligjin gjithmonë. Unë e di që ai ka dashur të më korruptojë, por një gjë të tillë nuk ia pranoj vetes, që të vej duart në të tilla gjëra.”
Bashëkshortja e rojes Deda tregon se ai qëndron gjatë gjithë kohës në krye të detyrës, duke mos e lënë asnjëherë vetëm vendin e punës dhe se nëse nuk ka mundësi ndonjë moment, e zëvendëson ajo.

Prenga ka një kërkesë shumë të veçantë për emisionin “STOP”, të ndërhyjë që ta largojnë nga puna, pasi sipas tij, është e vetmja shpresë për të qenë edhe një herë i lirë.
Gazetari i emisionit “STOP” komunikon nëpërmjet telefonit me pronarin Ndriçim Kollçaku.
Ndriçim Kollçaku – Alo!
Gazetari – Përshëndetje. Flas me zotin Ndriçim Kollçaku?
Ndriçim Kollçaku – Po!
Gazetari – Unë jam Olsi Çalaj, gazetar në emisionin “STOP”. Unë aktualisht jam në Levan të Fierit, te ky zotëria që është roje te objektet e tua.

Ndriçim Kollçaku – S’janë objektet e mia ato.
Gazetari – Këto objekte të kujt janë?
Ndriçim Kollçaku – Ato kanë qenë të një firme “Geoservice”, ku kam punuar edhe unë. Unë kam qenë përgjegjës punimesh. Tani ato mjete i ka marrë një firmë përmbarimi. (Prenga e mohon) Kemi dy vjet jena shkëput se kam rrogën për të marrë.
Gazetari – Domethënë as ti nuk je shlyer?
Ndriçim Kollçaku – Aty është ai “Geoservisi” që ka lekët për të marrë te “Serenisima”. Edhe kështu puna, që kena mbet viktima të “Serinisimas”.

Gazetari – Ti, deri diku, ke dalë nga kjo histori, por ky zotëria është peng këtu. Nuk lëviz dot, është bllokuar gjithë kohën.
Ndriçim Kollçaku – Po unë i kam thënë atij: “Leni, braktisi”. Se ça të them unë, përderisa s’marrim rrogë, rujmë gjërat e botës kot.
Gazetari – Ky zotëria në momentin që mund të ikë, nuk ka asnjë detyrim nëqoftëse këto pajisje vidhen?
Ndriçim Kollçaku – Po s’ka, si të ketë ai? Ai s’ka kontratë. Ai është pa kontratë, si duhet të ketë detyrim? S’ka asnjë lloj detyrimi, s’e kap asnjë për veshi. Biles edhe prapë do më marrë mua në telefon, edhe unë s’kam për t’i dhënë asnjë lloj përgjegjësie. Unë i kam thënë që ditën që s’i kanë paguar rrogën atij, ik, largohu prej aty edhe ta gjejnë vetë rrugën tani.
Gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Inspektoriatit të Punës në Fier, ku komunikoi me Mariglen Andrea në lidhje me kërkesën e rojes së subjektit për t’u pushuar nga puna.

“Ne jemi në dijeni të rastit. U ngrit grupi i punës dhe të gjithë informacionin e marrë nga ankuesi e kemi deleguar në Tiranë për ndjekje nga drejtoria qendrore sepse kompetencat tona janë vetëm brenda qarkut. Në kushtet që subjekti nuk gjendet nuk veprojmë dot”.
Pas përgjigjes së inspektorit Andrea, gazetari i emisionit “STOP” iu drejtua Inspektoriatit Shtetëror të Punës nëpërmjet një shkrese zyrtare për të marrë një sqarim për këtë situatë.

Ky i fundit u përgjigj se ankesa e Preng Dedës nuk mund të marrë zgjidhje nga Inspektoriati i Punës, pasi adresat e firmës rezultojnë aktive në QKB.
“Vetëm se nuk kam vënë shkallë për të shkuar të Zoti për t’u ankuar se s’kam lënë vend pa trokitur për këtë punë”, shprehet i pashpresë roja i subjektit, i cili nuk gjen dot zgjidhje për t’u larguar nga puna. /tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38