Flash News

KRYESORE

Roland Bejko i prerë në qëndrimin e tij për mospërjashtimin e Rudina Hajdarit: PD nuk ka nevojë për disiplinë

Roland Bejko i prerë në qëndrimin e tij për

Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko njësoj si ditën e djeshme, edhe sot i ftuar në Top Talk mban të njëjtin qëndrim, se Rudina Hajdari nuk duhet të përjashtohet nga PD pasi ajo nuk dorëzoi mandatin e deputetes.

Sipas Bejkos, PD nuk ka nevojë për disiplinë pasi, sipas tij çdo parti demokratike ka nevojë për kohezion të brendshëm.

“Unë jam ndër themeluesit e parë të PD. Kam qenë parimisht kundër përjashtimeve nga PD. PD nuk ka nevojë më për disiplinë. Çdo parti demokratike ka nevojë për kohezion të brendshëm. PD nuk është e disiplinuar. Ka një farë sjellje strikte sepse ruan kohezion e brendshëm”, u shpreh Bejko në Top Talk.

Kujtojmë që sot, Kiri, djali i Azem Hajdarit ishte i pranishëm në protestën e PD-së duke mbështetur opozitën, ndonëse Rudina Hajdari nuk e ka dorëzuar akoma mandatin.

Të fundit