Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Roland Bejko kërkon durim nga të rinjtë: Kryetari i FRPD nuk mund të jetë ‘kolegu’ i kryetarit të PD
Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, ka komentuar takimin e Lulzim Bashës me të rinjtë e FRPD-së që udhëhiqen nga Belind Këllicci.
Duke folur në cilësinë e themeluesit të këtij forumi, Bejko thekson se kryetari i FRPD-së nuk mund të jetë ‘kolegu’ i kryetarit të PD-së, duke kërkuar durim nga të rinjtë për të marrë poste të rëndësishme si ai i deputetit.
Sipas Bejkos, ccdo politikan duhet të ketë një ‘cv’ të mbushur me beteja politike, ku disa fitohen dhe disa të tjera jo.
Reagimi:
KRYETARI I PD NUK MUND TË JETË "KOLEGU" I KRYETARIT TË FRPD-së!
PD NUK MUND TË JETË NJË SHPORTË ME KARAVIDHE !
Unë që po ju bëj këtë vrejtje miqësore jam një nga 6 themeluesit e FRPD më 1991-in e largët që nën drejtimin e Z.Ridvan Peshkopia hartuam të parin statut, program dhe gazetë të kësaj organizate partnere të Partisë Demokratike. Dhe më duket se nga 6-shja e parë vetëm unë kam "rrezistuar" në politikën aktive të PD në një pozicion modest e periferik si ai i kryetarit lokal të një Dege Partie.
Por me gjithë statusin e "partnerit" që gëzonte kjo organizatë, edhe pse nuk u përzgjodhëm gjatë 25 vjetëve kontribut nga ish Kryetari i PD z.Sali Berisha për të qenë deputetë në lista të sigurta, nuk më kujtohet që dikush nga ne anëtarët e kryesisë apo drejtuesit e FRPD të manifestonim ndaj tij një pakënaqësi apo arrogancë të tillë si kjo që shikoj rëndom në media dhe rrjetet sociale ndaj z. Basha nga jo pak të rinj...
Ne i njihnim limitet tona.
Fraza "E di Doktori" i vinte kapakun çdo shprehje të pakënaqësisë në publik edhe pse përveç Kryetarit të Forumit askush tjetër nga ne nuk e kish fatin të ishte në lista të sigurta deputetësh, paçka se në pozicione deputetësh përveç kryetarëve shpesh janë vendosur edhe njerëz anonimë apo pa kontribute direkte në aksionet tona politike, (tashmë të haruar dhe të dalë nga politika), e paçka se shumica prej nesh e kishte bërë dhe fituar të paktën një betejë personale politike, dikush nga Dhjetori 90, dikush në vitet e vështira të 97, 98, e më pas.
Ndërsa sot, po vë re me keqardhje se megjithë moshën shumë të re dhe me fare pak vite kontribut politik, pa përvojën dhe pjekurinë e mjaftueshme për shkak të moshës, ka një ngutje, padurim, qejfmbetje, nervozizëm dhe mungesë modestie e respekti ndaj Kryetarit të PD-së deri në sulme personale ndaj tij.
Po, kryetari i Forumit Rinor për shkak të pozicionit ndoshta duhet të ishte në Parlament!
Për shkak të meritës?
Për këtë unë personalisht nuk jam i bindur, dhe kam argumentat e mia.
Por ky gabim i zotit Basha nuk mund ti kthehet atij në mankth. Nuk duhet t'i kthehet puna në ankth. Nuk mund të mbahet kryetari i PD nën presion të vazhdueshëm.
Kryetari i Partisë Demokratike nuk është "kolegu" i Kryetarit të FRPD-së. Nuk ka qenë z.Berisha dhe nuk mund të jetë as z.Basha, as ai që do vijë pas z. Basha.
Dhe shumë mirë që nuk ka qenë, e shumë mirë që nuk duhet të jetë.
Ne jemi parti e djathtë mbështetur mbi vlera konservatore në moral dhe e kemi për detyrë ta respektojmë autoritetin.
Të respektosh autoritetin nuk e dëmton demokracinë e brendshme. Është thjesht çështje nivelesh në hierarkinë institucionale të Partisë. Por është njëherësh edhe çështje ligjore (statuore) edhe çështje etike, edhe çështje morale.
Duhet ti njohim limitet tona, ashtu siç duhet të njohim edhe defektet në punët dhe funksionet që na janë ngarkuar.
See, ndoshta këtu mund të gjejmë edhe përgjigjen e pyetjes psh, se pse kryetari i FRPD nuk është pjesë e listës fituese të deputetëve(?)
Gjithsesi unë besoj se FRPD ka potenciale të mëdha me të rinj e të reja të talentuar që politikën e kanë pasion, (këtu kam parasysh edhe Kryetarin e nderuar të FRPD) që e duan Shqipërinë e zhvilluar dhe evropiane, që janë brilantë në dije, vizionarë, të qartë, të etur të dëshmojnë se sa vlejnë, por këto punët e karrierës duan pak durim.
Secili ka nevojë ta ketë CV të mbushur me "betejat" e tij politike, disa të fituara, por disa edhe të humbura. Poltikani pavarësisht moshës biologjike duhet edhe të rrëzohet disa herë, të përgjakë gjunjët dhe bërylat, të rrezistojë, të mos dorëzohet dhe kur ja hanë hakën të ruaj qetësinë, urtësinë dhe paskësaj të dijë si të ngrihet, e prapë të luftojë për ta fituar betejën e tij. Mund të bëhet edhe deputet, ministër, apo kryeministër, por edhe mund të mos bëhet kurrë. Rëndësi ka që ti shërbejë idealit të tij, dhe një ditë ta shikojë këtë ideal si ndryshon ekonominë dhe demokracinë e vendit të tij.
Rinia duhet të refuzojë lehtësitë dhe xhepat statutore për një karrierë të lehtë, përkundrazi, merita dhe vetëm merita duhet të jetë sfida e të gjitha sfidave të saj.
Rinia është e fortë, nuk ka nevojë për paterica përqindjesh në statut për të qenë dikushi në përfaqësim.
Unë nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem dakord me postet e dhuruara në të gjitha nivelet.
Por, miqësisht po ju them, ky statusi këtu poshtë bashkëngjitur, ka nevojë të korrigjohet.
Kryetari i Partisë Demokratike nuk është dhe nuk duhet të jetë "kolegu" i Kryetarit të FRPD-së.
FRPD nuk mund të jetë "pala tjetër" në tryezën me Kryetarin e PD-së.
Kur e krijuam FRPD si organizatë partnere nuk patëm parasysh se do vinte një ditë që ajo ta konsideronte veten "si palë"....
Dhe nuk e bëj këtë vërejtje duke ju referuar emrave konkretë të pozicioneve në fjalë, por si rregull.
Se nëse do jetë kështu nuk do kemi as Parti, as Forum, as njërën dhe as tjetrin, por thjesht një shportë me karavidhe ku nuk do ta merte vesh i pari të dytin dhe që nuk do ti duhej më as dreqit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38