Flash News

KRYESORE

Roli i Gjermanisë/ Nazarko debat me Ngjelën: Mos u hidh përpjetë se nuk e njeh historinë

Roli i Gjermanisë/ Nazarko debat me Ngjelën: Mos u hidh

Analisti Shpëtim Nazarkoi dhe avokati Spartak Ngjela u përfshinë në një debat në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News. Për Nazarkon, Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik.

Teza e tij nuk u mbështet nga Ngjela që më pas u përball me fjalorin e ashpër të Nazarkos, që i tha se nuk e njeh historinë dhe të mos hidhej më përpjetë.

Pjesë nga biseda: 

Nazarko: Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik. Nuk ka pas asnjëherë peshë të rëndë që nga koha e Bismarkut. Është historia jote ajo avokat, mos u hidh përpjet.

Ngjela: Ka qenë në 1912.

Nazarko: Është Austria ajo.

Ngjela: Nejse është çëshjta jote ajo.

Nazarko: Unë nuk të ndërhyj tani. Nuk e njeh historinë ti. Austria dhe Gjermania janë dy gjëra të ndryshme. Madje politologët thonë se Austria u krijua vetëm për një qëllim, për të penguar interesat tokësore të Rusisë, që kërkonin Stambollin.

https://www.youtube.com/watch?v=3i0RsTq7imo

Të fundit