Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Roli i korporatave në zhvillimin ekonomik e social të vendit
Adrian CIVICI
Debatet dhe diskutimet mbi problemet dhe potencialet e zhvillimit ekonomik e social në Shqipëri duken gjithnjë e më shumë të lidhura ngushtë me tre elemente thelbësore: rritjen e investimeve të huaja direkte; e investimeve në aktivitete e degë të teknologjisë së lartë dhe inovacionit; dhe metodave e modeleve moderne dixhitale të menaxhimit e marketingut.
Duke parë me kujdes strukturën e kontributit të sektorëve apo degëve të ndryshme në formimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe mbi të gjitha, duke analizuar dinamikën dhe cilësinë e rritjes ekonomike në Shqipëri, konstatohen disa indikatorë që meritojnë vëmendje e analiza specifike.
Së pari, Shqipëria ka një strukturë ekonomike të dominuar pothuajse tërësisht nga biznesi shumë i vogël (mikrobiznese) dhe i vogël, ndërkohë që bizneset e mesme dhe ato të mëdha janë në përqindje të ulta. Një strukturë e tillë, përveç interesit për vetëpunësimin dhe deri diku krijimit të një lloj qetësie sociale, është frenuese ose shumë pak joshëse kundrejt investimeve të mëdha, kredisë bankare për zhvillim, futjes së teknikave e teknologjive të reja inovative, etj. Ajo është dhe një ushqyese e vazhdueshme potenciale informaliteti.
Së dyti, ndikimin më të madh si kontribut në krijimin e PBB e jep sektori i shërbimeve, i ndjekur nga bujqësia, turizmi, transporti dhe industria. E parë në shifra absolute, të krijohet përshtypja se dominimi i sektorit të shërbimeve tregon për një strukturë ekonomike të përshtatshme dhe deri diku në trend me ekonomitë e vendeve të zhvilluara apo ato me zhvillim të shpejtë. Por, duke analizuar “strukturën” dhe kontributin e shërbimeve konstatohet menjëherë se kemi të bëjmë me një sektor me eficencë të ulët, me investime modeste, me paga të ulta e relativisht të ulta, me dinamikë modernizimi e inovacioni të ngadaltë.
Së treti, tregu i punësimit në Shqipëri duket i pabalancuar duke reflektuar mospërputhje të ofertës me kërkesën për punë, kryesisht si pasojë e paqëndrueshmërisë së një numri të madh biznesesh në aktivitetin e tyre që shoqërohet me luhatje në kërkesën për punësime të reja, apo në mangësitë që paraqet “kërkesa për t’u punësuar” si pasojë e mangësive në formimin profesional të saj.
Së katërti, niveli i hapjes ekonomike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të pjesës dërrmuese të bizneseve shqiptare është akoma shumë i ulët, çka nënkupton se këto biznese operojnë në shërbime e territore të ngushta, kanë pak ose aspak lidhje të qëndrueshme me biznese analoge në rajon apo më gjerë në Europë e botë. Kjo situatë i kushtëzon një pjese prej tyre në përmirësimin e gamës së produkteve apo shërbimeve që ofrojnë, në futjen e teknikave moderne të menaxhimit dhe drejtimit, në zgjerimin e inovacioneve dhe teknologjive moderne, etj.
Analizat dhe reflektimet mbi këtë çështje janë të shumta, dhe secili vendimarrës, studiues apo menaxher mund të bëjë shumë të tilla nga këndvështrime apo problematika diferente. Por një konkluzion duket se është i përbashkët: nevoja për ristrukturimin e ekonomisë shqiptare në emër të zgjerimit të numrit dhe peshës së bizneseve të mesme, atyre të mëdha, dhe veçanërisht korporatave, qofshin këto shqiptare apo ndërkombëtare.
Duke shtuar peshën e tyre, sidomos bizneseve të mëdha dhe korporatave, ekonomia bëhet më e qëndrueshme, investimet e mëdha më të mundshme, kooperimi ndërkombëtar më prezent, punësimi më i qëndrueshëm dhe më dinamik, futja e shërbimeve dhe produkteve të reja inovative e eficente më i shpejtë, rritja e të ardhurave dhe pagave më evidente, reduktimi i informalitetit më i shpejtë dhe më i suksesshëm.
Eksperienca e mjaft vendeve në zhvillim, të ngjashme me Shqipërinë, dëshmon për hartimin dhe zbatimin e politikave specifike prioritare të cilësuara si “politika pro-biznes” të cilat synojnë me përparësi ristrukturimin e ekonomisë, financimeve dhe punësimit, duke stimuluar dhe nxitur krijimin e bizneseve të mëdha dhe korporatave në sektorët kryesorë ekonomië, veçanërisht në energji, telekomunikacion, zhvillim i qëndrueshëm, turizëm, industrinë përpunuese, prodhime të teknollogjisë lartë, etj.
Shembull shumë i mirë në këtë drejtim janë edhe vendet “ish-socialiste” të bllokut të dikurshëm lindor si Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Republika Çeke, Estonia, Letonia, Polonia, Serbia, Maqedonia, etj, të cilat kanë hartuar e po zbatojnë politika shumë agresive, sidomos fiskale e ligjore, për thithjen e investimeve të huaja direkte dhe tërheqjen në territorin e tyre të kompanive dhe korporatave të mëdha me shpresën se efekti dhe ndikimi i tyre në ekonomitë dhe zhvillimin social do të jetë i konsiderueshëm.
Për një vend të vogël dhe me ekonomi modeste si Shqipëria, qoftë dhe një numër i kufizuar kompanish e korporatash të mëdha, por të shpërndara proporcionalisht në sektorët kryesorë të ekonomisë, ka një ndikim të jashtëzakonshëm sasior e cilësor në rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e saj. Mjaftojnë pak shembuj konkretë për t’u vënë përballë shembujve domethënës të kontributit të korporatave.
Rasti i Vodafone Albania, si një ndër investitorët më të mëdhenj të huaj që vazhdon të ofrojë një kontribut shumë të madh në ekonominë shqiptare, është një nga shembujt pozitivë dhe një nga historitë e suksesit në Shqipëri.
Sot, rreth 1,4 millionë e shqiptarëve, ja kanë besuar nevojat e tyre për komunikim Vodafone Albania, kompania që kushdo e kujton si pioner i produkteve dhe shërbimeve inovatore në vend, i pari që solli sshërbimet 3G në 2011, prezantoi teknologjine 4G dhe 4G+ (LTE) në 2015 dhe sapo ka prezantuar pak kohë më parë në një event në kryeqytet, portofolin e produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë Internet of Things, teknologjia që po revolucionon botën dhe po ndikon drejteperdrejt në rritjen ekonomike të vendeve të ndryshme falë lehtësirave në sektorë si shëndetësia, bujqësia, transporti, infrastruktura etj.
Që prej fillimit të aktivitetit në Shqipëri, Vodafone ka investuar mbi €1,415 mln në tregun shqiptar, duke zhvilluar ndjeshëm në infrastrukturën e rrjetit, licensat për spektrum, tarifat rrgullatore, kanalet e shpërndarjes, punësimin direkt dhe indirekt etj. Vetëm në 2017, Vodafone Albania ka investuar një vlerë prej 70 mln euro, ndërsa për 2018-ën, norma e këtyre investimeve parashikohet të arrijë në 85 millionë euro.
Ndërsa për 5 vitet e ardhshme janë parashikuar investime prej 375 milionë euro. Po konsiderohet gjithashtu zgjerimi i aktivitetit të Vodafone Albania edhe në tregun e telefonisë fikse, me nje vlerë fillestare investimi prej rreth 50 mln euro.
Vodafone ka investuar vazhdimisht edhe në konkurencen lokale si edhe në sektorë të tjerë në rajon, në teknologji të reja dhe në infrastrukturën e rrjetit. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një ndër tregjet kryesore në aspektin e perfrormancës së infrastrukturës së lëvizshme. Sipas raportit më të fundit të OOKLA, gjigandit botëror të testimit të shpejtësisë së internetit, Shqipëria renditet e 25 ndër130 vendeve të botës përsa i përket shpejtësisë së internetit, duke lënë prapa mjaft vende të zhvilluara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit, Shqipëria është një ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Kjo arritje nuk është sukses vetëm i një kompanie por sukses edhe i vendit tonë që me kontributin e kompanive të standardit të Vodafone, shkon gjithnjë e më pranë standardeve të vendeve Europiane, aq të dëshiruara nga ne.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38