Flash News

KRYESORE

Roma-Napoli mbyllet me 3 gola dhe spektakël, feston kryeqyteti

Roma-Napoli mbyllet me 3 gola dhe spektakël, feston kryeqyteti

Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit te Roma. Mesfushori ka shënuar në 4 ndeshjet e fundit me skuadrën verdhekuqe, duke shtuar golin e tij të sotëm kundër Napolit në fitoren 2-1 të skuadrës kryeqytetase.

Golin e dytë për verdhekuqtë e shënoi Veretout, që tregoi forcën e vërtetë të Romës ndaj një skuadre pretendente për titullin. Goli i shënuar nga Milik nuk ka mjaftuar për napolitanët e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti, kështu që ekipi i tij humb 3 pikë shumë të rëndësishme në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, Roma kap vendin e tretë në tabelën e klasifikimit dhe kryeqyteti i Italisë mund të festojë gjithë natën këtë rezultat pozitiv dhe lojë bindëse.

Të fundit