All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Roma nuk jep garanci, ambasadori Cutillo: Ne e duam hapjen e negociatave me Shqipërinë, por duhet të binden shtetet e tjera

Roma nuk jep garanci, ambasadori Cutillo: Ne e duam hapjen e negociatave me
All - Paragraf - 1

Italia nuk jep dot garanci se lobimi i saj në Bruksel do të ndikojë që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimin Europian në mesin e vitit të ardhshëm, pasi sipas ambasadorit në Tiranë, Alberto Cutillo, ky vendim duhet të jetë unanim dhe anëtarët e tjerë duhet të binden që të japin votën pro.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për emisionin “Passport”, në Scan Tv, Cutillo tha se Roma dëshiron hapjen e negociatave, por qeveria shqiptare duhet të tregojë angazhim për të luftuar aktivitetet kriminale.

“Për Italinë shanset janë të mëdha. Por theksoj janë disa faktorë , i pari lidhet me qëndrimet e gjithë vendeve anëtare, pasi kujtojmë që vendimi duhet të merret me unanimitet. Të gjithë duhet të jenë të bindur se Shqipëria ka përmbushur ato kritere që i kërkoheshin. E dyta Shqipëria duhet të bëjë progres të dukshëm, së pari për “vetting-un”, dhe e dyta lidhet me atë që flitet në disa kryeqytete europiane, ka një shqetësim në rritje që lidhet me rritjen e aktivitetit kriminal shqiptar.  Pra është e rëndësishme që qeveria shqiptare të vazhdojë të tregojë angazhimin dhe vullnetin e saj, siç e ka bërë edhe në muajt e fundit, për të luftuar aktivitetet kriminale, por e përsëris të kemi rezultate konkrete nga kjo periudhë deri në mars. E përsëris janë objektiva ambicioze por të arritshme”, ka thënë ambasadori.

Ambasadori italian nuk ka dhënë garanci as për marrëveshjen e pensioneve mes dy vendeve, duke theksuar se negociatat nuk janë hapur, por edhe nëse kjo ndodh, Italia e ka të pamundur të shtojë shpenzime të tjera për shkak të monitorimit nga Bashkimi Europian.

“Siç thoni dhe ju me të drejtë, është folur shumë në lidhje me këtë çështje, por për ta saktësuar aktualisht nuk ka negociata. Ka pasur kontakte si në nivel teknik dhe politik, por asnjëherë nuk janë hapur formalisht negociatat. Tema është trajtuar edhe nga ana presidentit Ilir Meta në vizitën e tij të fundit.

Nga pala italiane ka gatishmëri nëse do të ketë një kërkesë zyrtare nga pala shqiptare për të diskutuar në një tavolinë teknike. Por duhet të kemi parasysh disa faktorë që të jemi realist. Së pari Italia, ka disa kufizime në bilancin ekonomik që vijnë edhe nga Bashkimi Europian, që do të thotë se s’mund të ndërmerren impenjime të tjera, pa një mbulim financiar adekuat.

Kjo s’do të thotë se nuk mund të parashikohen shpenzime të tjera, por jemi përballë këtij kuadri shumë preciz të financave publike. Së dyti, ekzistojnë disa ligje italiane që sipas meje, nuk janë vlerësuar si duhet, dhe besoj se një tavolinë teknike mund ta diskutoj. Për mendimin tim mund të mbulohen disa kërkesa që na janë bërë në të kaluarën. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme, të ulemi dhe diskutojmë kushtet aktuale dhe nëse është hapësira për një marrëveshje bilaterale”, ka deklaruar ambasadori Cutillo.

Të fundit