Flash News

KRYESORE

Romana Vlahutin: Janë investuar 100 milionë euro për Shqipërinë, duhet të vërtetohen

Romana Vlahutin: Janë investuar 100 milionë euro për

Ambasadorja Evropiane në Shqipëri Romana Vlahutin, në fjalën e saj në nisjen e operacionit “forca e ligjit” deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët i kanë të gjitha mundësitë për tu zhvilluar dhe për të jetuar njësoj si në shtetet e tjera në Evropë, por duhet që ligji të veprojë njësojë për të gjithë.

Vlahutin e mbylli fjalën e saj duke deklaruar se në 10 vitet e fundit janë shpenzuar 100 milionë euro për investime në Shqipëri të cilat duhet të vërtetohen që janë përdorur ne interes të qytetarëve dhe jo në interes të disa grupeve të vogla.

“Te nderuar pjesëmarrës, gjatë tre viteve ne kemi përdorur togfjalëshin sundimi i ligjit për shumë arsye, por më e rëndësishmja është se qytetarëve u ka ardhur në maj të hundës. Një miku im shqiptar më tha se gjyshi i tij  i kishte thënë se në të shkuarën shqiptarët shisnin shtëpinë për atdheun kurse sot ndodh e kundërta. Shumë shqiptarë sot kanë  të njëjtin objektiv, të jetojnë jetën me dinjitet si të gjithë qytetarët ne Evropë.

Ne do tu hapim rrugën vetëm ligjit, të mos ketë njerëz të paprekshëm të cilët e prekin drejtësinë  vetëm më një telefonatë. Që të jesh kriminel, nuk do të thotë të kesh një kurorë por të jesh krimineldo të thotë se je një person pa dinjitet, vendi juaj nuk e meriton të këtë njerëz të tillë, shqiptarët janë punëtore dhe kanë shumë burime të cilat mund ta zhvillojnë shumë shpejtë Shqipërinë.

Unë qëndroj para jush duke shpresuar se forca e ligjit sot do të jetë e barabartë për të gjithë, ne nga komuniteti ndërkombëtarë nuk jemi prokuror apo gjyqtar, por ne do të bashkëpunojmë me ju, jemi partnerët tuaj. Jo se ne i dimë gjerat në shumë se ju, por sepse ne e dimë që ju do t’ia dili mbanë.

Vetëm 10 vitet e fundit më shumë se 100 milion euro janë investuar për Shqipërinë, por duhet që të vërtetohet që janë përdorur në të mirë të qytetarëve, dhe shpresoj  që interesat e kombit të vendosen mbi interesat e disa grupeve të vogla që kërkojnë të ndikojnë mbi ligjin”, -tha ambasadorja Vlahutin.

 

Të fundit