Flash News

KRYESORE

Romani i ri i autores së “50 hijet e Greit”, protagoniste shqiptarja 23-vjeçare e trafikuar në Britani

Romani i ri i autores së “50 hijet e Greit”, protagoniste

Në romanin e ri të E.L. James (autore e ‘50 hijet e Grei-t’), “The Mister”, heroi i saj romantik, aristokrati britanik Maxim Trevelyan, dashurohet me Alesian e tij, të trafikuar nga Shqipëria.

Në vend të adoleshentës së virgjër Anastasia Steele, në këtë roman protagoniste është 23-vjeçarja shqiptare Alesia Demaçi, e cila është trafikuar në Britani dhe ka përfunduar pastruese në shtëpinë luksoze të Trevelyan, në Embankment Chelsea.

Ajo nuk ka pasaportë apo pushtet, por ka një baba abuziv, një ish-bashkëshort të dhunshëm, dy trafikantë që i janë vënë pas dhe, më e rëndësishmja, virgjërinë e saj (jo për shumë gjatë).

James na prezanton emigranten e varfër ëndërrimtare: me anglishten shumë të këndshme me gabime (Alesia i quan smartphones "clever phones") dhe me talentet shumë të natyrshme dhe me inteligjencën e saj (Alesia luan shumë mirë në piano dhe është një lojtare e zonja në shah).

 

Të fundit