Flash News

KRYESORE

Romani i ri i Saimir Muzhakës: Mes dëshirës së prindërve për moslargimin e fëmijëve, dhe ëndrrave të të rinjve

Romani i ri i Saimir Muzhakës: Mes dëshirës së

Gazetari Saimir Muzhaka ka hedhur në treg romanin e tij të ri me titull “Qyteti  plak”, i cili pritet të gjendet në Panairin e Librit që do të zhvillohet nesër e deri në datë 19 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Padyshim ky do të jetë një  roman në të cilin do të gjejnë veten shumë lexues pasi në të janë  paraqitur më së miri dëshirat e dy brezave, prindërve dhe fëmijët. Ngjarjet zhvillohen në qytetin e vjetër të Beratit dhe nis nga humbja e jetëve të tre të rinjve në mënyrë të mistershme.

Në qytetin e vjetër, Berat, është përhapur një frikë e madhe, që i ka bërë qytetarët t'i mbajnë sytë nga qielli, duke pyetur: "çfarë po ndodh"? Tre të rinj humbin jetën në mënyrë të mistershme, ndaj ngrihet një grup hetimor për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie. I sapodiplomuar në kryeqytet, Geldari kthehet në qytetin e lindjes për pak ditë. Në rrugicat me kalldrëm, ai gjen bashkëmoshatarë që i tremben një tërmeti, që sipas parashikimeve, do t’i shpjerë shtëpitë e vjetra drejt e në lumë. Por ndërsa tërmeti nuk vjen kurrë, në qytet jeta vazhdon; ka të rinj që dashurohen apo pleq që vdesin me kokë mënjanë... Nën frymën e realizmit magjik, "Qyteti plak" sjell një histori që flet për prindërit (kryesisht nënat) dhe fëmijët. Mes dëshirës së prindërve që të rinjtë mos të ikin e mos t'i lënë vetëm, dhe ëndrrës së të rinjve për të shkuar sa më larg, për një jetë më të mirë, siç është bërë zakon të thuhet në qytet, ky roman tregon se zemrat e nënave flasin krejt në heshtje, e këto fjalë, mbërrijnë të parat në vesh të Perëndisë...

Të fundit