Flash News

KRYESORE

Romë, arratiset nga spitali shqiptari i arrestuar, policia italiane: Është shumë i rrezikshëm

Romë, arratiset nga spitali shqiptari i arrestuar, policia italiane:

Vetëm një ditë pas arrestimit të tij, 23-vjeçari Davide De Gaetano, që sipas mediave italiane është me origjinë shqiptare, është arratisur nga spitali ku ishte shtruar dhe ruhej nga dy agjentë të policisë italiane.

De Gaetano, mbeti i plagosur në aksident, pasi kishte tentuar të grabiste një “BMW”, menjëherë pas arrestimit, dy bashkëpunëtorët e tij arritën të arratiseshin dhe De Gaetano u dërgua në spital për të marrë ndihëm mjekësore.

Megjithatë pavarësisht frakturave të marra nga askidenti, ai ia ka dalë të zhduket, ndërsa policia italiane është vënë në kërkim të tij.

Paraditen e sotme, Kuestura e Chietit ka shpërndarë foton dhe të dhënat e 23-vjeçarit në të gjitha Kuesturat e vendit, komandat e Karabinierëve dhe të Guardia di Finanza.

“Është shumë i rrezikshëm dhe kush e sheh ose e takon duhet të njoftojë urgjent policinë”, ka deklaruar policia.

Të fundit