Flash News

KRYESORE

Romela Begaj me doping, Elez Gjoza dorëhiqet nga Federata, zëvendësohet nga ish-kreu i Akademisë së Shkencave

Elez Gjoza është dorëhequr nga posti i kreut të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes pasi sportistja Romela Begaj rezultoi pozitive në testin e parë antidoping, pas kampionatit botëror.

Ky ishte rasti i radhës dhe jo i pari që kur Gjoza kishte ardhur në krye të Federatës, që sportistët shqiptarë rezultonin me doping pasi shpalleshin fitues në garat ndërkombëtare.

Ndërkohë, në krye të Federatës së Peshëngritjes është vendosur përkohësisht Gudar Beqiraj, ish-kreu i Akademisë së Shkencave, i cili ka drejtuar këtë federatë edhe përgjatë viteve 1992-2000.

Të fundit