Flash News

KRYESORE

Romela Begaj rezulton me doping edhe në testin B, pritet të sqarojë gjithçka ditën e sotme

Romela Begaj rezulton me doping edhe në testin B, pritet të

Pasi rezultoi pozitive në testin A me substancën e ndaluar stanozolol për kampionatin e botës, peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rezultuar pozitive me doping edhe në testin B.

Kjo gjë u konfirmua në testin B që është hapur pak ditë më parë në Kanada.

Romela Begaj u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampione në dygarësh në Kampionatin Botëror të peshëngritjes të zhvilluar në SHBA.

Por gjatë janarit erdhi goditja e rëndë pasi ajo rezultoi me pozitive në testet antidoping, gjë që u konfirmua edhe në testin B.

Begaj ka thënë se ajo nuk ka marrë asnjë substancë të ndaluar dhe se është e pastër.

Ajo pritet që të flasë sonte në orën 11:30 për herë të parë për këtë çështje në një konferencë të thirrur në palestrën e Federatës së Peshëngritjes në Parkun olimpik të Tiranës, ku do të sqarojë gjithçka që ka ndodhur.

Të fundit