Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, mësohet origjina e historisë tragjike
Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595, është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Ajo është luajtur shumë herë në teatrot e gjithë botës, dhe pasur edhe shumë përshtatje kinematografike.
Por është interesante të zbulohet se “Romeo dhe Zhulieta”, nuk ishte në fakt një histori e trilluar nga shkrimtari britanik, por përkundrazi një variant i një historie të treguar shumë herë që nga vitet 1400 e në vazhdim. Historia e “Romeo dhe Zhulietës”, eksistonte të paktën një shekull para se Shekspiri ta shkruante atë si vepër.
Një përmbledhje e veprës së famshme të Shekspirit
Fabula e veprës është pak a shumë kjo: “Një hasmëri e vjetër midis dy familjeve të fuqishme, degradon në një gjakderdhje. Një grup personash të maskuar nga familja Montag rrezikojnë një konflikt të mëtejshëm, duke u futur fshehurazi në një festë të familjes rivale të Kapuletëve.
Një i ri i dashuruar, Romeo Montag, bie menjëherë në dashuri me Zhulieta Kapuletin, e cila do të martohej me burrin që i kishte zgjedhur babai i saj, Paridin. Me ndihmën e shërbyeses së Xhuljetës, gratë e rregullojnë që çifti të martohet që të nesërmen, por përpjekja e Romeos për të ndaluar një sherr në rrugë mes 2 familjeve, çon në vdekjen e kushëririt të Zhulietës, Tibaltit, akt për të cilin Romeo dëbohet nga qyteti.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t’u ribashkuar me Romeon, Zhulieta ndjek këshillat e një prifti, duke trilluar vdekjen e saj. Por mesazhi nuk arrin deri tek Romeo, dhe duke besuar se Zhulieta kishte vdekur vërtet, ai vret veten mbi varrin e saj. Xhuljeta zgjohet, dhe kur sheh kufomën e Romeos përkrah saj vret edhe ajo veten.
Pas kësaj tragjedie të dyfishtë, familjet pranojnë që t’i japin fund konfliktit mes tyre. Është një histori tërheqëse dhe tragjike. Por Shekspiri nuk e përdori i pari këtë histori për dramën e vet. Në fakt, ajo bazohet në disa histori më të vjetra, dhe disa prej tyre kanë elementë shumë të ngjashëm.
Versione të hershme të tragjedisë “Romeo dhe Zhulieta”
Historia e parë mbi këtë ngjarje, është shkruar nga shkrimtari italian Masukio Salernitano (1410-1475). E botuar një vit pas vdekjes së tij, kapitulli i 33-të i librit të Salernitanos “Il Novellino”, tregon historinë e Mariotos dhe Xhanozës, një çift të dashuruarish që vijnë nga familjet feudale Maganeli dhe Saraçeni.
Në këtë rrëfim, lidhja e tyre e dashurisë vendoset në Siena dhe jo në Verona, dhe besohet se ka ndodhur në kohën kur ka jetuar vetë Salernitano. Ashtu si në versionin e Shekspirit, Marioto dhe Xhanoza bien në dashuri me njëri-tjetrin, dhe martohen fshehurazi me ndihmën e një prifti të quajtur Agustin.
Pas kohë më vonë, Marioto debaton ashpër një qytetar tjetër pjesë e fisnikërisë së qytetit – në këtë rast, kushëririn e të dashurës së tij – dhe e vret këtë të fundit, një akt që solli arratinë e tij për të shmangur dënimin me vdekje.
Xhanoza e shqetësuar, ngushëllohet vetëm nga fakti që Marioto ka familjen në Aleksandri të Egjiptit, dhe ndërton atje një shtëpi të bukur për veten e tij. Gjithsesi, babai i saj – pa pasur asnjë dijeni mbi martesën e të bijës – vendos se është koha që ajo martohet, dhe kjo gjë e vendosi vajzën në një pozitë të tmerrshme.
Me ndihmën e priftit që e kishte martuar me Marioton, Xhanoza pi një ilaç gjumi për t’u dukur sikur kishte vdekur, dhe në këtë mënyrë ajo mund të largohej fshehurazi nga Siena për t’u ribashkuar me burrin e saj në Aleksandri. Plani shkoi shumë keq, dhe letra e saj drejtuar Mariotos ku shpjegonte dhe planin e arratisë nuk mbërrin kurrë në destinacion, ndërsa lajmi mbi “vdekjen” e saj po.
Kështu ndërsa ajo niset drejt Aleksandrisë, Marioto rikthehet i pikëlluar në Siena, duke rrezikuar jetën e tij për të parë për herë të fundit trupin e pajetë të së dashurës së tij. Por ai arrestohet dhe ekzekutohet me vdekje për krimin e tij të mëparshëm, dhe kjo vetëm 3 ditë para se në qytet të kthehej vetë Xhanoza.
Shumë e dëshpëruar nga ajo që merr vesh, Xhanoza vendos të vetëvritet, për t’u bashkuar më te dashurin e saj në parajsë. Ashtu si rrëfimi i Shekspirit për Romeon që e gjeti Zhulietën duke fjetur, por që ai besonte se kishte vdekur, edhe historia e hershme e Salernitanos, përmban një skenë në të cilën Mariotos e gjen Xhanozën në gjumë të thellë, duke besuar se ajo ka vdekur.
Siç mund të shihet, ka shumë elementë të ngjashëm midis historisë së Shekspirit dhe saj të Salernitanos. Çështja e familjeve në konflikt, dashuria e ndaluar, ilaçi i gjumit, dhe mungesa e komunikimit, çojnë në një fund tragjik për të dy të dashuruarit.
E shkruar vetëm 100 vjet më pas, Shekspiri mund ta ketë gjetur diku veprën e Salernitanos, ose një nga shumë variantet e tjera që ishin shkruar, përpara se kjo histori e veçantë të arrinte në tryezën e Bardit anglez. Luixhi da Porta shkroi në vitet 1530 një përmbledhje të ngjashme, duke rrëfyer historinë e Romeo Montekit dhe Zhulieta Kapeletit, dhe zhvendosur ngjarjen nga Siena në Verona, ngjashëm me Shekspirin.
Sërish çifti martohet në fshehtësi me ndihmën e një prifti, vetëm për t’u ndarë nga vrasja aksidentale që Romeo i bëri kushëririt të Zhulietës, dhe vdekjeve të tyre pasuese: Romeo nga ilaçi i gjumit i Zhulietës dhe Zhulieta duke e mbajtur frymën e saj, në mënyrë që të mund të vdiste bashkë me të dashurin e saj.
Frymëzimet më të mëdha të Shekspirit për “Romeo dhe Zhulietën”
Pas da Portës erdhi Mateo Bandelo (1480-1562), një murg dhe një shkrimtar që i çoi edhe më tej tregimet e da Portës dhe Salernitanos. Ai ishte shkrimtari italian, që vlerësohet se ka ndikuar më drejtpërsëdrejti tek Shekspiri. Kjo pasi Bandelo prezanton shumë nga temat specifike, që e bëjnë aq të njohur sot dramën e Shekspirit.
Versioni i Bandelos, edhe pse në shumë mënyra i krahasueshëm me tekstin e Salernitanos, siguroi mbiemrat e mirënjohur Montag dhe Kapulet për 2 personazhet kryesore. Ai shtoi edhe elementin e ballos ku takohen për heerë të parë Romeo dhe Zhulieta, dhe gjithashtu edhe momentin në të cilin Zhulieta vret veten me thikën e të dashurit të saj, në mënyrë që ajo të bashkohet me Romeon në jetën e përtejme.
Historia e Bandelos, besohet se është ndjekur nga afër nga shkrimtari francez Pier Buasto, versioni i të cilit u përkthye më pas në anglisht në vitin 1562nga Arthur Bruk, si një poemë me titull ”Historia tragjike e Romoes dhe Zhulietës”. Ky përkthim në anglisht, ishte teksti që lexoi edhe Shekspiri.
A bazohet “Romeo dhe Zhulieta” në një histori të vërtetë?
Shumë studiues shekspirianë, të mirë-informuar mirë mbi këto vepra të mëparshme letrare, kanë mbledhur prova që Bardi anglez mund të jetë frymëzuar për personazhet e Romeos dhe Zhulietës nga jeta e tij. Një financues i Shekspirit, Henri Rajëtsli, Ërli i Tretë i Sauthemptonit, mendohet se ka frymëzuar Romeon e Shekspirit, për më tepër që njerka e tij e kishte origjinën nga Viskonti Montag.
Henry Rajëtsli kishte ndërkohë një marrëdhënie të fshehtë me Elizabet Vernon. Dhe kur lajmet mbi martesën e tyre arritën në veshin e Mbretëreshës britanike Elizabet I, ajo i burgosi që të dy pasi bashkimi i tyre përbënte një kërcënim politik për mbretërimin e saj.
Në dallim nga Romeo dhe Zhulieta e vërtetë – në çdo histori – Ërl dhe Vernon ishin më vonë në gjendje të jetonin “lumtur përgjithmonë” jashtë mureve të burgut, megjithatë ky bashkim politik i padëshirueshëm vlerësohet shumë se ka ndikuar edhe në shkrimet e Bardit.
Vepra që e shndërroi rrënjësisht letërsinë romantike
Megjithë versionet e shumta të historisë së “Romeo dhe Zhulieta”, që i paraprinë asaj të Uilliam Shekspirit, nuk mund të mohohet se ishte vepra e këtij të fundit, ajo që e shndërroi lidhjen e tyre të dashurisë në një nga historisë më të mëdha të dashurisë të njohura ndonjëherë.
Bardi mund të ketë huazuar shumë gjëra nga Salernitano, Bandelo dhe Bruk, por ishte ai që preku fort audiencën që e ndoqi në skenë dramën e tij. Dashuria dhe vetëvrasja e Romeo Montag dhe Zhulieta Kapuletit, e kanë bërë këtë histori pasionante të pavdekshme, duke mbetur ende sot një nga frymëzimet më të mëdha të letërsinë romantike moderne. /Ancient Origins – Bota.al/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38