Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Romeo Gurakuqi: Detyra e opozitës, të çmontojë lidhjet e pushtetit me krimin
Nga Romeo Gurakuqi
Çmontimi i strukturave institucionale anti-kushtetuese, që krijoi këto vite PS- ja me mbështetjen e Kastës së të privilegjuarve të pushtetit dhe krimit të organizuar është mision në zhvillim e sipër i Opozitës Demokratike.
PDSH si forcë udhëheqëse e Qendrës së Djathtë në Shqipëri, në respekt të të drejtave të qytetarëve dhe programit të saj të kahershëm politik për reformimin e shtetit përkah europianizimi, mbrëmë ka shpalosur platformën e vet të argumentueme për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të deputetëve nga populli, brenda sistemit proporcional regjional.
Një hap i rëndësishëm në përputhjen e Atdheut Legal me Atdheu Real, që i heq Pashait të Surrelit maskën me të cilën ka veshur pushtetin e tij jolegjitim.
Mbeten për t’u shtruar dhe argumentuar mbi tavolinën e Këshillit të Stabilizimit Politik, një numër çështjesh që do pastrojnë procesin elektoral nga kapja e Organizatës Mafioze të Rilindjes, nga të cilat do të veçoja si me emergjente:
- Vendosjen e balancës strikte mes Rajoneve në numrat e kolegjeve të deputetëve, bazuar mbi dy kritere: (a)numrin e zgjedhësve për çdo qark dhe (b)përfaqësinë e plotë të komuniteteve në organin sovrane (ekzistenca e tyre nuk mund të injorohet as sakrifikohet për arsye kompromisesh), duke përllogaritur me saktësi ekzistencën e fëmijeve dhe familjeve tona, që jetojnë jashtë, por që janë pjesë e regjistrit të gjendjes civile;
- Një Pakt për çmontimin e sistemit të patronazhit ilegal, që PS ka krijuar mbi të gjitha hallkat e administratës shtetërore, përmes të cilit sistem ajo kontrollon dhe imponon paraprakisht, nga një monitor brenda Selise Rozë, votën e familjeve, të afërmve të njerëzve të administratës, në një sistem të programuar piramidal në çdo cep të vendit;
- Rivendosjen e parashikimeve strikte mbi respektimin e Shtetit Shekullar në çdo cep të jetës publike dhe çlirimi i këshillimit politik të partive nga grupe njerëzish me sfonde jo albanianiste formacioni;
- Depolitizimin e Policisë së Shtetit dhe rivlerësimin nga e para të Vetingut të Drejtuesve të lartë të atij institucioni, që duhet të rivendoset nën kontrollin e profesionistëve të afirmuar( Koha për risjelljen e Bajram Ibrajt në krye të këtij institucioni të pavarur dhe largimi i kamikazëve, që mbytën me gaz dhe dhunë qytetarët);
- Ndalimin e financimeve kriminale të fushatave elektorale përmes ndryshimeve përkatëse në Kodin Penal të RSH. Garantimi nga ana e Policisë së Shtetit të ndërprerjes së Strukturave private të blerjes së votave, të cilat shkatërruan votimet në 7 vitet e fundit.
Për t’u ndalur tek Shkodra:
Rikthimi i legalitetit të institucioneve përfaqësuese krahinore mbetet një kërkesë deri në britmë e komunitetit: zgjedhje të plota në Shkodër, për ekzekutivin dhe parlamentin krahinor sa më parë. Në një vit është shkatërruar çdo konventë historike mbi bazën e së cilës është drejtuar ky vend në kohë lirie.
I bëj thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë funksionet për negocimin dhe zgjidhjen sa më shpejt të krizës së mospërfaqësisë në Bashkinë e Shkodrës. Kjo thirrje i drejtohet për arsye të detyrës, që mbulon, detyrë e cila kërkon, që ligjshmëria dhe sovraniteti të respektohet në çdo cep të Shqiperisë. Dhe Shkodra nuk është cep, por një kryeqendër me 3000 vite jetë. Edhe kur Shqipëria u çlirua nga okupacioni osman në vitin 1913, Këshilli i Admiraleve, para gjithë vendeve të tjera të Shqipërisë, zgjidhi çështjen e ndërtimit të një pushteti të gjithë – pranuem në Shkodër. 107 vite më vonë, zotnuesit e pushtetit në Tiranë, heshtin para kolapsit të pushtetit legjitim në Shkodër, zhveshjes së organeve qeveritare të kryeqendrës së Gegnisë dhe lënien e vendimarrjes në duar të forcave okulte të lidhura me pushtetin e Edi Rama, që ndjellin panik dhe mungesë shprese mes qytetarëve.
Rindërtimi nga e para e gjithë kupoles drejtuese të policisë vendore në Qarkun e Shkodrës, sa më shpejt, është një kërkesë që komuniteti që sheh, kupton por nuk flet dot, por e kërkon me ngulm. Referimi ndaj organeve të inteligjencës policore për këtë çështje shumë sensitive për Shkodrën mbetet një detyrim ligjor i vendimarrësve të MPB.
“Kutia” e Reformava është hapur, por Edi Rama nuk duhet të lihet më të fusë duart dhe t’i trazojë detyrat korigjuese, siç ai dhe mjeshtrat rreth tij dijnë. Sot opozita është dirigjenca e ndryshimit dhe europianizimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38