Flash News

KRYESORE

Romeo Gurakuqi: Syri.net manipulon. Çfarë janë për mua 'Lista Basha' dhe Partia Demokratike…

Romeo Gurakuqi: Syri.net manipulon. Çfarë janë për mua

Portali syri.net ka transmetuar një kronikë të një televizioni lokal të Shkodrës ku pasqyrohet një takim elektoral i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, i cili kryeson edhe listën e kryeqendrës së Veriut.

Ajo që dëgjohet qartë është ndërhyrja e një qytetari i cili thotë ‘lusim Zotin të fitojë Partia Demokratike’. Në kronikë jepet edhe reagimi i Gurakuqit ‘Lista Basha’, Lista Basha…’. Zëri i kandidatit demokrat vjen i sfumuar dhe të jep përshtypjen, e njohur për cdo gazetar të ndërprerjes apo prerjes së një deklarate për siguruar një kronikë koncize në kohë.

Romeo Gurakuqi, i kontaktuar nga politiko.al thotë se e gjitha është manipulim. Ai ngulmon se nuk bën dallim mes Listës Basha dhe Partisë Demokratike dhe duke qenë kandidat në listën Basha është edhe kandidat për Partinë Demokratike. Gurakuqi shton se ai është një mbështetës i vjetër i së djathtës, si kur listën e bënte Berissha edhe tani që e bën Basha, me tekste të forta e të drejtpërdrejta, e jo me manipulime. 

“Lista e PD është lista e promovimit të Republikës së Re. Njejtësimi Lista Basha ka vetëm këtë kuptim. Bisedat në takimet me njerëzit, të shkëputura nga kontenksti, nuk kanë vlerën e deklaratave politike përkufizuese. Në fund fare, jam i lirë të ndertoj fjalitë ashtu siç dua ta kuptojnë njerëzit vullnetmirë”, shprehet Gurakuqi.

Gurakuqi i ka dhënë politiko.al edhe tekstin e një sms-je që ka shkëmbyer me gazetarin shkodran i cili ka përgatitur kronikën. “Kanë lujt me tekstin kto portalet’, thuhet në sms e gazetarit drejtuar kandidatit të Partisë Demokratike në Shkodër.

Syri.net është një nga mediat pranë së djathtës, e cila pas daljes së listave të kandidatëve për deputetë është zhvendosur në qëndrime duke i bërë oponencë kryetarit të Partisë Demokratike. Me sa duket, qëndrimet editoriale të syri.net kanë të bëjnë me pakënaqësitë e një grupi ish-deputetësh të lënë jashtë listave nga kryetari Basha.

Të fundit