Flash News

KRYESORE

Ronaldo apo Buffon? Cardiff vëndos kush do të fitoje ‘Topin e Artë’ këtë vit

Ronaldo apo Buffon? Cardiff vëndos kush do të fitoje ‘Topin e

Këtë vit finalja e garës për Kampionët e Ligës do të uhet me 3 qershor në Kardif (Cardiff), mes Juventus dhe Real Madrid. Një garë e vërtetë do jetë edhe për Ronaldon dhe Buffon, të cilët pretendojnë “Topin e Artë”.

Në historinë e “Topit të Artë”, vetëm në një rast ka rezultuar ta fitojë një portier dhe ai ishte Lev Yashin, “Merimanga e zezë” e Rusisë, në vitin 1963. Fitorja e “Topit të Artë” do të ishte edhe një shpërblim për karrierën e tij fantastike. Luan në Serinë A prej 21 vitesh, duke kaluar kuotën e 1000 ndeshjeve zyrtare.

150 ndeshje i ka luajtur në Kupat e Evropës, nga të cilat 101 në Ligën e Kampioneve, pa harruar këtu të përmendim edhe trofetë e fituar. Ajo që mbështet kandidaturën e Buffon është pikërisht “France Football”. E përjavshmja transalpine e ka përfshirë 39-vjeçarin në listën e rivalëve të mundshëm të Ronaldos, i cili nga ana e tij ka fituar 4 herë “Topin e Artë” dhe tani kërkon të pestin, për të barazuar rivalin e tij, Lionel Messin. 

Dhe portugezi ka treguar se kur duhet të fitojë me çdo kusht një trofe kolektiv për të arritur tek ai individual, ia ka dalë gjithnjë mbanë.

Të fundit