Flash News

KRYESORE

Ronaldo do jetojë në dy vila, kush do jetë komshiu i portugezit në Itali

Ronaldo do jetojë në dy vila, kush do jetë komshiu i portugezit

Transferimi i Cristiano Ronaldo nga Real Madrid te Juventus ishte lajmi i kësaj merkatoje. Ronaldo ka mbërritur në Torino ndërsa është zbuluar edhe vendi ku portugezi ka zgjedhur të jetojë.

Ronaldo do të ketë dy vila në pyll, në zonën e Grand Madres, aty ku jeton edhe presidenti i Ferrarit, John Elkann.

Vilat kanë 2 hyrje, ndërkohë që ato janë modifikuar duke krijuar hapësirat për një palestër dhe pishinë të mbuluar.

Sipas mediave italiane, një nga vilat Ronaldos do të jetë ajo ku futbollisti do të jetojë me familjen, ndërsa tjetra për të ruajtur privatësinë e tij.

Të fundit