Flash News

KRYESORE

"Ronaldo do ta kalojë Pelen, s'keni parë gjë akoma", - flet menaxheri Mendes

"Ronaldo do ta kalojë Pelen, s'keni parë gjë

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka folur në lidhje me rekordin e CR7 dhe beson se kemi ende shumë për të parë nga sulmuesi portugez. "Numrat e tij nuk gënjejnë dhe rekordet do të vazhdojnë të thyhen nga Cristiano Ronaldo. Ai e ka përfshirë veten në kategorinë e lojtarëve më të mirë të historisë dhe do t'i kalojë të gjithë duke pasur diferencë me të dytin pas tij.

"Fakti është që me Cristiano Ronaldon, Portugalia ka luajtur 3 finale dhe ka fituar 2 nga ta. Ronaldo ka arritur në 700 gola dhe unë nuk kam dyshime se do të kalojë Pelen për t'u bërë golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit. Ai do e bëjë me Juventusin.

"Kur e mendon, 68 gola nuk janë shumë për një të jashtëzakonshëm si Ronaldo, a janë? Unë mendoj se jo, pasi jam i bindur se më e mira e tij nuk ka ardhur akoma", - tha Mendes.

Të fundit