Flash News

KRYESORE

Ronaldo flet për të birin: Ai është si unë, nuk i pëlqen të humbasë

Ronaldo flet për të birin: Ai është si unë, nuk i

Portugezi Cristiano Ronaldo, tashmë një lojtar i Juventusit, është shprehur së fundmi për mediat se me bardhezinjtë synon të fitojë trofeun e “Champions League”.

“Duam të fitojmë Championsin me Juventusin dhe do të përqendrohemi te ky objektiv, por pa kaluar në obsesion. Thjesht duhet t’i bëjmë gjërat hap pas hapi dhe të shpresojmë, pastaj të shohim nëse do t’ia dalim këtë sezon, apo në të tjerët në vijim”, deklaroi sulmuesi.

Ai gjithashtu foli edhe për djalin e tij, Ronaldo Junior, për të cilin tha se është i bindur që edhe ai do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

“Ai është si unë, nuk i pëlqen aspak të humbasë dhe ka shumë shpirt gare. Jam i sigurt se do të bëhet një futbollist i madh, si unë”, deklaroi CR7.

Të fundit