Flash News

KRYESORE

Ronaldo investon sërish në biznes, bëhet aksioner i klinikës estetike për meshkuj

Ronaldo investon sërish në biznes, bëhet aksioner i klinikës

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka inauguruar në Madrid një qendër për transplantimin e flokëve, qerpikëve dhe mjekrës, ku është aksioner me 50%.

Spanja është vendi i dytë në botë për rastet ku njerëzit vuajnë nga humbja e flokëve, prandaj ky biznes pritet të jetë mjaft premtues për futbollistin, i cili menaxhimin ia ka lënë në dorë gruas së tij, Georgina Rodriguez.

Për median spanjolle "ABC", Ronaldo është shprehur se zgjodhi Madridin si qendër për biznesin e tij të ri për shkak se ky qytet ka qenë një pjesë e rëndësishme në karrierën e tij, ku ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës dhe ku ka formuar familjen.

"Zgjodha Madridin pasi këtu kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës time. Kam kaluar karrierën në Madrid dhe ky është vendi ku kam formuar edhe familjen time", ka thënë Ronaldo.

Të fundit