Flash News

KRYESORE

Ronaldo ju ofrua një skuadre tjetër në Seria A, Juventus ishte zgjedhja e dytë

Ronaldo ju ofrua një skuadre tjetër në Seria A, Juventus ishte

Cristiano Ronaldos u zyrtarizua javën e kaluar te skuadra e Juventus, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në Itali. Por sipas asaj që raporton gazeta Corriere dello Sport", portugezi iu ofrua fillimisht skuadrës së Napolit.

Këtë kërkesë e ka pasur agjenti i tij, Mendes, teksa bëhen të ditura edhe arsyet pse kjo marrëveshje nuk u arrit.

“Më telefonoi Mendes dhe më ofroi mundësinë për të blerë Ronaldon, Natyrisht që edhe ne bëmë ofertën tonë, por duke synuar që ta paguanim futbollistin me përqindje nga të ardhurat që do të gjeneronte. Juvja investoi vetë rreth 350 milionë euro në këtë operacion, shifër që ne nuk mund ta shpenzonim, pasi rrezikonim falimentin”, deklaroi presidenti i Napolit De Laurentis.

Nëse do të transëerohej tek Napoli, Ronaldo do të gjente Carlo Ancelottin, ish-trajnerin e tij në Madrid.

Të fundit