Flash News

KRYESORE

Ronaldo la stadiumin parakohe, Sarri e kritikon hapur

Ronaldo la stadiumin parakohe, Sarri e kritikon hapur

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, foli pas ndeshjes së fituar me Milanin për largimin e parakohshëm te Cristiano Ronaldos ng stadiumi.

Portugezi u dëmtua, u zëvendësua herët dhe la stadiumin e "Zonjës së Vjetër" para kohe.  "Nëse ju thoni se iku përpara ndeshjes, duhet ta zgjidhë këtë gjë me shokët e ekipit dhe jo me mua! I thura elozhe djemve mes derës time dhe të tyre, nuk u futa në dhomat e zhveshjes".

Marrëdhënia mes Sarrit dhe Ronaldos është e thyer, pasi trajneri e zëvendësoi për dy ndeshje radhazi. Portugezi ka shprehur qartë pakënaqësitë e tij, por Sarri ka treguar se është trajneri i fortë dhe me karakter.

Të fundit