Flash News

KRYESORE

Ronaldo na befason: Nuk dua 'Topin e Artë', por trofe me Juven

Ronaldo na befason: Nuk dua 'Topin e Artë', por trofe me Juven

Lokomotiv Moscow do të jetë ndeshja e radhës e Juventusit në Champions League. Cristiano Ronaldo sot ishte i përzgjedhuri i bardhezinjve për të folur para medieve.

Portugezi theksoi se i pëlqen loja me trajnerin e ri Sarri dhe se nuk mendon për sukseset personale, por për trofetë me skuadrën. Ndoshta askush nuk e beson për këtë të fundit, sepse CR7 është shumë egoist, por mënyra se si u shpreh sot bindi shumë njerëz.

"Unë jam i kënaqur me ndryshimet e trajnerit Sarri. Tani kemi më shumë mbajtje topi, krijojmë më shumë raste. 'Topi i Artë'? Eh, ka qenë çdo vit një sfidë për mua. Sidoqoftë, mbi gjithçka vlen skuadra. Kur je Juventusi, do të fitosh të gjitha trofetë. Gjëja e rëndësishme nuk është individi. Ajo që ka rëndësi është fitorja e ndeshjes nesër", - deklaroi rekordmeni i bardhezinjve.

Të fundit